Këshilla për një bark të rrafshët në plazh

Ndonjëherë janë të nevojshme disa ndryshime të vogla të rregullave apo zakoneve tuaja, për të pasur rezultate të shkëlqyera. Nëse keni problem me tretjen e ushqimit, keni dhimbje dhe fryerje të barkut gjatë gjithë vitit, provoni që të bëni disa ndryshime të vogla gjatë stinës së verës. Me ndihmën dhe praktikimin e këtyre këshillave do të mund ta reduktoni fryerjen e barkut dhe do të ndiheni të lehtë dhe të rehatshëm në kostumin tuaj të banjës.

Evitoni kripërat, ushqimin e yndyrshëm dhe pijet e gazuara

Para se të vendosni se çfarë do të hani, mos harroni se ushqimi i kripur dhe i yndyrshëm janë armiku numër një i trupit tuaj. Pijet e gazuara do t’ju fryejnë, dhe do ta vënë në dukje barkun tuaj gjatë pushimeve tuaja në plazh. Nëse jeni intolerant ndaj laktozës, duhet të shmangni akulloret, qumështin dhe produktet e qumështit.

Bëni kujdes në sasinë apo madhësinë e vakteve tuaja të ngrënjes

Pavarësisht nga përmbajtja e tyre, vaktet e mëdha shkaktojnë fryerje barku. Gjatë periudhës që ndodheni me pushime,  mundohuni të hani disa herë gjatë ditës por gjithmonë duke konsumuar  vakte më të vogla, për të shmangur vështirësitë e tretjes së ushqimit dhe fryerjes së barkut.

Mos u gënjeni nga ushqimi i shpejtë

Uji dhe noti ju bëjnë që të ndiheni më të lodhur dhe më të urritur se zakonisht, por kjo nuk do të thotë se ju duhet menjëherë duhet të ndaloni në fast food –in e parë dhe të porosisni sanduiç apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë.

Gatuani ushqimet e duhura në mënyrën e duhur

Lërini fasulet apo bizelet të qëndrojnë në ujë gjatë gjithë natës. Në këtë mënyrë pasi ato të jenë gatuar dhe të jenë gati për ti konsumuar, do t’i reduktojnë gazrat dhe ndjenjën e fryerjes.

Shmangni gëlltitjen e tepërt të ajrit

Ekzistojnë disa vese të cilat në mënyrë të pavetëdijshme bëjnë të mundur gëlltitjen e tepërt të ajrit. Për ta shmangur këtë gjë, duhet që ushqimin ta përtypni me gojë mbyllur, mos përtypni çamçakëz, shmangni pijet e gazuara, hani ngadalë, mos pini lëngje me pip (tub) si dhe mos pini duhan.

Shpërndaj