Kirurgjia abdominale pa prerje

Avantazhet kryesore të kirurgjisë abdominale laparaskopike në krahasim me metodat klasike kirurgjikale janë: shërim më i shpejtë, më pak kohë qëndrim në spital, më pak dhimbje dhe rezultate më të mira. Kirurgjia laparoskopike sot është një procedurë rutinore në të gjitha qendrat referente kirurgjikale në botë, kjo metodë kirurgjikale është standard i artë  në trajtimin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve abdominale.

Si zbatohet?

Kirurgjia laparaskopike zbatohet me anë të disa shpimeve apo hapjeve minimale të barkut (05-1 cm) nëpërmjet të cilave futen instrumentat e nevojshme për kryerjen e intervenimit.  Për kryerjen e intervenimit pa pengesë dhe për të pasur një dukshmëri më të mirë barku mbushet me gaz (CO2). Intervenimi është minimalisht invaziv dhe kryhet nën efektin e anestezisë së përgjithshme.

Në cilat gjendje zbatohet kirurgjia laparaskopike?

“Sot nuk ka më ndarje se kur mund të kryhet ndërhyrje laparoskopike apo kirurgji klasike. Pothuajse çdo ndërhyrje në kirurgjinë abdominale mund të bëhet në mënyrë laparoskopike, “thotë Prof. Dr Dimov. Sot kirurgjia laparaskopike është standard i artë për operacionin e fshikëz e tëmthit, apandesitit, të gjitha operacionet e zorrës së trashë dhe zorrës së hollë, shpretkës, pankreasit, mëlçisë, veshkave ose gjëndra mbiveshkore, hernia postoperative, hernie inguinale, etj. Refluksi gastroezofagional, achalasia, dhe hernia hiatale, të cilat janë shumë të zakonshme në ditët e sotme dhe zgjidhen vetëm me laparaskopi sepse avantazhet e kësaj metode janë të pakrahasueshme në krahasim me kirurgjinë klasike.

Metoda laparoskopike përdoret gjithashtu tek pacientët me çrregullime metabolike, të ashtuquajturat. pacientët e pricked. E vetmja fushë që deri kohët e fundit është kryer me anë të kirurgjisë klasike është transplantimi i organeve. Por sot shumica e ekplantimeve, të cilat i paraprijnë transplantimit, janë laparoskopike. Siguria e pacientit është në vend të parë përsa i përket kryerjes së kirurgjisë laparaskopike. Në mënyrë që suksesi i operacionit të jetë i garantuar, është e nevojshme që mjeku kirurg dhe i gjithë ekipi të kenë përvojë të madhe në punën e tyre si dhe kushte teknike të përshtatshme për zabtimin e intervenimit.

A ekzistojnë kundërindikime?

Kundërindikimet për kryerjen e intervenimit, zakonisht janë problemet kardiologjike  në rastin e gjendjeve në të cilat ka ndërprerje të shkëmbimit të oksigjenit  dhe atëherë kur ka hypercapnia – në këtë rast mund të jetë problem rritja e CO2 në gjak, për shkak të përdorimit të këtij gazi gjatë operacionit me anë të të cilit arrihet  pneumoperotoneum. Me fjalë të tjera,  nuk ka arsye që të shfaqet ndonjë problem në pjesën e abdomenit për shkak të intervenimit laparaskopik, por edhe nëse do të kryhet me sukses deri në fund, kjo varet nga përvoja e mjekut dhe nga pajisjet.

Avantazhet e kirurgjisë laparaskopike

Avantazhet e shumta të kirurgjisë abdominale laparaskopike  në krahasim me kirurgjinë klasike janë arsyeja kryesore pse kjo kirurgji po zhvillohet kaq shpejt. Asnjëherë në rrugën historike të zhvillimit të mjekësisë nuk ka pasur një ndryshim kaq të shpejtë, kur vetëm për 20 vjet filozofia  “kirurg i madh – prerje e madhe” zëvendësohet me qasje minimale për të kryerjen e çdointervenimi në abdomen. Sot, të gjitha qendrat referente përdorin kirurgji laparoskopike për shumë arsye, ndër të cilat më të shpeshtat janë:

  • Intervenimi kirurgjik është me prerje shumë të vogël rreth 0,5 – 1 cm në krahasim me prerjen klasike ndjeshmërisjht e madhe dhe me vetë këtë dallim edhe dhimbja është shumë më e vogël pas intervenimit.
  • Mundësitë për shfaqjen e komplikimeve dhe infeksioneve janë minimale.
  • Mobilizimi postoperativ i pacientëve zgjat vetëm disa orë, ndërsa shërimi i përgjithshëm postoperativ dhe rikthimi në aktivitetet normale kërkon disa ditë. Në rastin e kirurgjisë klasike, e gjithë kjo mund të zgjasë edhe me muaj.

Dhënia e ilaçeve kundër dhimbjes dhe antibiotikët  në periudhën postoperative është tepër e shkurtër dhe zgjat më së shumti një ditë.

  • Humbja e gjakut është në mililitra ose minimale, prandaj rastet të cilat kërkojnë furnizim me gjak janë tepër të rralla, zakonisht jepet tek pacientët anemikë.
  • Kontakti i kirurgut me organet është minimal në aspektin e manipulimit të organeve gjatë operacionit, pikërisht kjo është arsyeja kryesore përse pacientët kanë shgërim të shpejtë pas intervenimit. Disa orë pas intervenimit rikthehet peristaltika normale dhe puna apo funksioni i zorrëve.  Shqyrtime të shumta tregojnë se ky është shkaku kryesor për shkak të të cilit sistemi imunitar i pacientit është shumë pak i dëmtuar dhe shumë më efektiv në periudhën postoperative tek këta pacientë, në krahasim me pacientët të cilët kanë kryer operacion klasik.
  • Kirurgjia laparaskopike përdoret gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve malinje dhe është e vërtetuar qartë se rezultatet janë të paktën të barabarta apo më të mira se kirurgjia klasike.

 

Shpërndaj