Ruajtja e shëndetit është hapi i parë për një jetë të gjatë dhe cilësore. Ajo të cilën secili prej nesh duhet të bëjë në fillim të vitit, është plani i kontrolleve, të cilat duhet të kryhen në mënyrë të detyrueshme në përputhje me moshën. Zbulimi i hershëm i faktorëve të rrezikut dhe kontrolli i tyre mund të bëjnë të mundur shpëtimin e jetës tuaj.
Eko dhe mamografi të gjirit
Çdo grua duhet që një here në muaj të kryej vetëkontroll të gjirit, dhe me shumë kujdes ti zbulojë të gjitha ndryshimet e mundshme në to.këto ndryshime kanë të bëjnë me ndjesinë apo shfaqjen e kokrrave në gji ose në sqetull, me ndryshimin e madhësisë apo forms së gjirit, me rrjedhjen e sekrecionit të thithës së gjirit,me ndryshimin e ngjyrës së lëkurës së gjirit apo të areoles.
“Përveç vetëkontrolleve të rregullta, çdo grua mbi moshën 25 vjeçare, duhet të kryej rregullisht kontrolle me anë të ekos, ndërsa mbi moshën 36-40 vjeçare duhet që një herë në vit të kryej kontroll mamografik. Mamografitë janë doza të ulëta të rrezeve X dhe mund të detektojnë dimensione të vogla të tumorit të cilat nuk mund të preken dhe nuk shfaqin asnjë lloj simptome. Është e rëndësishme të theksohet se përqindja më e madhe e këtyre tumoreve mund të shërohen” – shpjegon Dr. Maja Stojçevska Çapova, specialiste e gjirit.
Kontrolle gjinekologjike
Vizita tek gjinekologu për shumë gra përbën një akt stresues.por mjekët këshillojnë që ta kapërceni këtë frikë dhe të filloni me kryerjen e rregullt të kontrolleve gjinekologjike. Vetëm me anë të kontrolleve të rregullta dhe me anë të PAP testit, shumica e ndryshimeve parakancerogjene mund të zbulohen shumë herët dhe mund të shërohen para se të zhvillohen dhe të shndërrohen në kancer.
PAP testi është një metodë e thjeshtë dhe pa dhimbjeme anë të të cilit merret material nga qafa e mitrës dhe pjesa e vaginës. Me analizën mikroskopike të qelizave mund të zbulohen inflamacione, shkaktarët e tyre, qelizat beninje dhe malinje, madje edhe ndryshimet citologjike. Vizita tek gjinekologu duhet të bëhet 10-20 ditë pas ditës së parë të ciklit menstrual. Të paktën dy ditë para kryerjes së kontrollit tek gjinekologu nuk duhet të përdorni kremra apo ilaçe të cilat merren me anë të vaginës, tampone, deodorant apo marrëdhënie seksuale. Çdo grua, të paktën një here në vit duhet të kryej PAP test. Në rast se pacientja ka rrezik të lartë, atëherë PAP testi duhet të kryhet dy here në vit” – shpjegon Dr. Elizabeta Matevska Atanasovska, gjinekologe akushere.
Kontrolli dermatoskopik i nishanëve
“Melanoma është forma më e rëndë e kancerit të lëkurës. Rrezik më të madh nga ky lloj kanceri kanë personat nën moshën 40 vjeçare, veçanërisht femrat. Në qoftë se shenjat e para zbulohen në fillim, para se kanceri të përhapet, atëherë trajtimi do të jetë i suksesshëm. Gjatë viteve të fundit, është rritur ndjeshëm numri I pacientëve me kancer të lëkurës,një nga shkaqet është edhe moskontrollimi I rregullt I nishanëve. Për këtë arsye rekomandohen vetëkontrollet e rregullta të nishanëve, si dhe kontrolli dermatologjik një here në vit, veçanërisht para ekspozimit në diell” – mshpjegon Dr. Andrej Petrov, dermatolog.
Kolonoskopia
Kanceri i zorrës së trashë zhvillohet nga polipe të clat shfaqen në mukozën e zorrës së trashë. Kanceri mund të parandalohet nëse me anë të kolonoskopisë zbulohen në kohë polipet dhe mënjanohen para se të shndërrohen në kancer.
“Kolonoskopia është kontrolli i vetëm i cili me anë tubit fleksibël në të cilin është vendosur kamer shikohet pjesa e brendshme e zorrës së trashë, duke bërë të mundur zbulimin e polipeve apo të kancerit në zorrën e trashë.në rast se zbulohen ndryshime siç janë polipet, ato mënjanohen me një veprim të vetëm gjatë kryerjes së kolonoskopisë. Çdo person mbi moshën 50 dhe 60 vjeçare nëse kanë histori familjare të sëmundjes, simptoma apo shqetësime me zorrën e trashë, duhet patjetër të bëjnë kontroll kolonoskopik, si metoda e vetme për zbulimin dhe parandalimin në kohë të këtij kanceri” – shpjegon Rrof. Dr. Vasko Vasilevski, gastroenterohepatolog.
PSA, eko dhe kontroll rektal i prostatës
Kanceri i prostatës është një nga tumoret më të shpeshta tek meshkujt. Faktori kryesor I rrezikut është mosha. Rreziku është më i madh në rast se një apo më shumë anëtarë të familjes kanë vuajtur apo kanë qenë të prekur nga kanceri i prostatës.
“Një nga kontrollet më të rëndësishme parandaluese të cilat duhen kryer nga çdo mashkull mbi moshën 50 vjeçare, është kontrolli i prostates I cili bëhet me anë të ekos dhe kontrollit rectal të prostatës. Një pjesë përbërëse e kësaj “pakete për meshkuj” është edhe përcaktimi i PSA në gjak. Ky është një lloj tumor marker I cili mund të zbulojë praninë e kancerit në prostatënë fazë tepër të hershme. Meshkujt me histori familjare të kancerit të prostatës, si dhe duhanpirësit duhet të fillojnë me kryerjen e këtyre kontrolleve që nga mosha 45 vjeçare” – shpjegon Prof. Dr. Ljupço Lekovski, kirurg urolog.
Total body check-up i rezonancës magnetike të fuqishme 3 Tesla
MRI 3 Tesla është teknologjia më e fuqishme e cila mundëson shqyrtimin e të gjithë trupit me një filmim të vetëm, pa rrezatim dhe pa efektetë tjera anësore. MRI 3 Tesla, ofron komfort gjatë filmimit, si dhe jep një pamje të qartë dhe të saktë për të gjithë trupin për vetëm një orë.
Shërbimi „Total body MRI 3Т“ përdoret nga qendrat mjekësore botërore si metoda Check – up më efikase për diagnostikimin e hershëm, si dhe për vlerësimin e gjendjes së të gjitha sistemeve dhe organeve, duke përfshirë edhe enët e gjakut. Rezultatet e këtij filmimi kontrollohen nga ana e ekipit multidisiplinar të specializuar, shprehet dr. Dushko Mihajloski, radiolog.
Vetëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ju jepet mundësia për të kryer shqyrtimin e plotë për të gjithë trupin, si dhe të merrni një imazh të plotë për shëndetin tuaj.