Mënyra moderne e të jetuarit të grave, bën që ato të jenë të suksesshme në punë, të jenë nëna të suksesshme, bashkëshorte të mira, dhe në jetën e tyre të përditshme i kanë të pashmangshme punët dhe dekorimin e shtëpisë. ‘Super gratë’ në ditët e sotme japin maksimumin për kujdes dhe sukses ndaj familjes dhe pothuajse shumë pak i kushtojnë vëmendje dhe kohë vetes dhe shëndetit të tyre. Ndjejnë dhimbje koke, kanë probleme shëndetësore, por pavarësisht simptomave përsëri nuk vendosin të kërkojnë ndihmën e mjekut. Doktorët në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ këshillojnë për kryerjen e kontrolleve të detyrueshme për çdo grua, pasi vetëm kontrollet preventive mund t’jua shpëtojnë jetën.
PAP testi është mënyra më e thjeshtë për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës. Ky është kanceri i vetëm për të cilin shkak është virusi HPV. Gjatë kryerjes së PAP tesit merret mostër nga qafa e mitrës e cila më pas dërgohet për analizë laboratorike. Nëse vërtatohet prania e HPV, bëhet tipizimi për të përcaktuar llojin e virusit. Risi në testin Thin Prep I cili është më efikas për shqyrtimin e kancerit në qafën e mitrës. Në varësi të rezultatit mjeku juaj dot’ju jape udhëzime të mëtejshme me qëllim për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës.
Mamografia dhe ekoja e gjirit – sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, qa më të mëdha janë gjasat për shërimin e tij. Çdo grua apo vajzë mbi moshën 25 vjeçare duhet të bëjë kontrolle të rregullta me eko, ndërsa mbi moshën 36-40 vjeçare duhet të kryejnë një here në vit mamografi. Mamografia përmban doza të ulëta të rrezatimit dhe mund të zbulojë përmasat e vogla të tumoreve të cilat nuk mund të preken dhe nuk japin asnjë simptomë. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është se një përqindje e madhe e këtyre tumoreve mund të shërohen.
Presioni i lartë i gjakut – me kalimin e viteve rritet edhe rreziku I presionit të lartë të gjakut. Jo vetëm mosha por edhe stili modern i të jetuarit i mbushur me stres janë shkaku kryesor i hipertensionit. Presioni i lartë i gjakut në shumicën e rasteve shfaqet pa simptoma , por mund të shkaktojë problem serioze siç është sulmi në zemër apo në tru, si dhe dëmtim të veshkave. Nëse zbulohet dhe trajtohet në kohë, do ti parandaloni për një kohë të gjatë sëmundjet kardiovaskulare, si dhe problemet me veshkat.
Kolonoskopia – kanceri kolorektal po mer një vrull gjithnjë dhe më të madh. Zakonisht shkaktohet nga polipet të cilat zhvillohen në kancer. Kolonoskopia është një test për shqyrtimin e kancerit në zorrën e trashë. Ky test kryhet me anastezi, kështu pacienti nuk ndjen dhimbje , shqetësim apo parehati. Rekomandohet për të gjitha gratë mbi moshën 50 vjeçare. Por në qoftë se bëni pjesë në grupin e personave me rrezik, domethënë nëse në familje keni dikë që vuan nga kjo sëmundje, atëherë me këtë skrining duhet të filloni më herët. Gjithashtu, kolonoskopia duhet të kryhet menjëherë në rast se i keni simptomat e mëposhtme: gjak në jashtëqitje, shkarkim të parregullt, nëse keni ndjenjë se nuk mund të shkarkoheni.
Kontrollet dermatologjike – melanoma është lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës i cili fillimisht nuk jep simptoma. Rreziku i këtij kanceri rritet si rrezultat i ekspozimit të gjatë në diell dhe rrezeve ultraviolet. Çdo grua duhet të bëjë krontrolle të rregullta të nishanëve dhe të kontrollojë nëse ka ndryshime të ngjyrës, të madhësisë dhe formës. Gjithashtu rekomandohen kontrollet e rregullta dermatologjike me ndihmën e të cilave do të mund të zbuloni dhe ta parandaloni në kohë zhvillimin e menalomës.
Dexa scan – pas menopauzës gratë humbasin një pjesë të masës së tyre të kockës. Si pasojë e kësaj situate kockat bëhen më të dobëta, dhe mund të thyhen edhe gjatë rënies më të vogël. Osteoporoza mund të diagnostikohet shumë lehtë me Dexa scan. Me ndihmën e këtij aparati matet dendësia e kockave si dhe mund të zbulohet se sa të forta janë ato. Çdo grua mbi moshën 50 vjeçare, duhet patjetër të kryej skrining të rregullt për osteoporozën. Në këtë mënyrë do të parandaloni sëmundjen dhe thyerjen e kockave të cilat kërkojnë një periudhë të gjatë për tu shëruar dhe rehabilituar. Gratë me rrezik të lartë të osteoporozës rekomandohen të kryejnë skrining shumë më herët.