Mënyra moderne e të jetuarit tek grave, bën që ato të jenë të suksesshme në punë, të jenë nëna të suksesshme, bashkëshorte të mira, dhe në jetën e tyre të përditshme janë të pashmangshme punët dhe dekorimin e shtëpisë. “Super gratë” në ditët e sotme japin maksimumin për kujdes dhe sukses ndaj familjes dhe pothuajse shumë pak i kushtojnë vëmendje dhe kohë vetes dhe shëndetit të tyre. Shpesh ndjejnë dhimbje koke, probleme të tjera shëndetësore, dhe përsëri nuk vendosin të kërkojnë ndihmën e mjekut. Doktorët në spitalin klinik “Acibadem Sistina” këshillojnë të gjitha gratë të kryerjnë kontrollet preventive të cilat konsiderohen si të detyrueshme, pasi vetëm kryerja e këtyre kontrolleve mund t’jua shpëtoj jetën.
Mamografia dhe ekoja e gjirit
Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë gjasat për shërimin e tij. Çdo grua apo vajzë mbi moshën 25 vjeçare duhet të kryej kontrolle të rregullta me eko, ndërsa mbi moshën 36-40 vjeçare duhet të kryejnë një herë në vit kontroll mamografik. Mamografia përmban doza të ulëta të rrezatimit dhe mund të zbulojë përmasat e vogla të tumoreve të cilat nuk mund të dallohen me anë të prekjes dhe nuk japin asnjë simptomë. Ajo çfarë është më e rëndësishme për tu përmendur, është se një përqindje e madhe e këtyre tumoreve mund të shërohen.
PAP testi
PAP testi është mënyra më e thjeshtë për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës. Ky është kanceri i vetëm i cili shfaqet për shkak të virusit HPV. Gjatë kryerjes së PAP tesit merret mostër nga qafa e mitrës e cila më pas dërgohet për analizë laboratorike. Nëse vërtetohet prania e HPV, bëhet tipizimi, i cili përcakton llojin e virusit. Në varësi të rezultatit, mjeku juaj do t’ju japë udhëzime të mëtejshme me qëllim për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës.
Dexa scan
Pas menopauzës gratë humbasin një pjesë të masës së tyre kockore. Si pasojë kockat bëhen më të dobëta dhe mund të thyhen madje edhe gjatë rënies më të lehtë. Osteoporoza mund të diagnostikohet shumë lehtë me anë të aparatit Dexa scan. Me ndihmën e këtij aparati bëhet matja e dendësisë së kockave si dhe mund të zbulohet stabiliteti apo fortësia e tyre. Çdo grua mbi moshën 50 vjeçare, duhet patjetër të kryejnë kontrolle të rregullta për osteoporozën. Në këtë mënyrë do të parandaloni sëmundjen dhe thyerjen e kockave të cilat kërkojnë një periudhë të gjatë për tu shëruar dhe rehabilituar. Gratë me rrezik të lartë të osteoporozës rekomandohen të kryejnë skrining në moshë më të re.
Kontrollet dermatologjike
Melanoma është lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës i cili fillimisht nuk shfaq asnjë simptomë. Rreziku i këtij kanceri rritet si rrezultat i ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve të forta të diellit. Çdo grua duhet të bëjë krontrolle të rregullta të nishanëve (pigmentëve) dhe të kontrollojë nëse ka ndryshime të ngjyrës, madhësisë dhe formës së tyre. Gjithashtu, rekomandohet kryerja e kontrolleve e rregullta dermatologjike, me ndihmën e të cilave do të mund të zbuloni dhe ta parandaloni në kohë zhvillimin e menalomës.
Presioni i lartë i gjakut
Me kalimin e viteve rritet edhe rreziku i presionit të lartë të gjakut. Jo vetëm mosha por edhe stili modern i të jetuarit i cili është i mbushur me stres është shkak për shfaqjen e hipertensionit. Presioni i lartë i gjakut në shumicën e rasteve shfaqet pa simptoma, por mund të shkaktojë probleme serioze siç është infarkti në zemër apo në tru, si dhe dëmtimi të veshkave. Nëse zbulohet dhe trajtohet në kohë, do të keni mundësi ti parandaloni për një kohë të gjatë sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me veshkat.
Kolonoskopia
Kanceri kolorektal po merr një vrull gjithnjë dhe më të madh. Zakonisht shkaktohet nga polipet të cilat shndërrohen në kancer. Kolonoskopia është një test për shqyrtimin e kancerit në zorrën e trashë. Ky test kryhet me anastezi, kështu pacienti nuk ndjen dhimbje, shqetësim apo parehati. Rekomandohet për të gjitha gratë mbi moshën 50 vjeçare. Por në qoftë se bëni pjesë në grupin e personave me rrezik, domethënë nëse në familje keni dikë që vuan nga kjo sëmundje, atëherë me këtë shqyrtim duhet të filloni më herët. Gjithashtu, kolonoskopia duhet të kryhet menjëherë në rast se keni shfaqje të simptomave të mëposhtme: gjak në jashtëqitje, jashtqitje të parregullt, si dhe në rast se keni ndjesinë se nuk mund të kryeni jashtqitje.