Përdorni prezervativë

Pushimet verore ndonjëherë mund t’ju sjellin dhe sëmundje seksuale ngjitëse.

Mbrojtja më e mirë ndaj këtyre infeksioneve është prezervativi.  Sidoqoftë, gjinekologu me anë të disa testeve të thjeshta , zakonisht me marrjen e mostrës (bris), mund të zbulojë shkakun dhe më pas përcakton dhe terapinë.

Infeksionet seksuale ngjitëse më të përhapura janë Chlamydia,  trichomonas, Gonorrhoea, HSV (herpessimplex virus), HPV (human papiloma virus)

Merren me anë të marrëdhënies seksuale pa mbrojtje ose nga marrëdhënia me më shumë se një partner. Mbrojtjen  më të mirë ndaj infeksioneve seksuale ngjitëse e mundëson prezervativi. Përdorimi i metodave të tjera kontraceptive, si për shembull tableta, spirale etj,  nuk mundësojnë mbrojtje ndaj këtyre infeksioneve.

Çfarë simptomash japin këto infeksione?

–          Chlamydia – 80 deri në 90% nuk japin simptoma, ndërkohë që në një përqindje më të vogël shfaqet djegie vaginale, rritje të sekrecioneve, dhe  nëse infeksioni është zhvilluar më tepër , atëherë shfaqet dhimbje në bark, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, gjendra të ënjtura  në pjesën e bigëzimit, rrallë mund të shkaktojë sëmundje inflamative të pelvikut i cili më tej mund të çojë në vështirësi apo pamundësi të shtatzanisë.

–          Trichomonas –  sekrecionet vaginale shfaqen me një ngjyrë ndërmjet të verdhës dhe jeshiles, dhe mbajnë erë të pakëndshme.

–          Gonorrhoea –  shfaqet me një ngjyrë të verdhë qelbëzuese të sekrecionit vaginal i cili mund të kombinohet me dhimbje gjatë  marrëdhënies seksuale .

–          HSV (herpes simplex virus) –  shfaqje të herë pas herëshme flluskash të dhimbshme në lëkurë dhe në mukozën e organeve gjenitale.

–          HPV (human papiloma virus) – zakonisht nuk shfaq simptoma nëse nuk është e kombinuar me ndonjë nga infeksionet e tjera. Ky virus shpesh është shkak i kancerit në qafën e mitrës.

A kanë partnerët meshkuj shqetësime?

Në përqindjen më të lartë të partnerëve meshkuj nuk shfaqen simptoma, dhe nëqoftëse ka, kryesisht këto ndryshime kanë të bëjnë me shfaqjen e pikave të kuqe në penis, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, dhimbje gjatë urinimit.

Si  vërtetohet infeksioni?

Duhet të vizitoni gjinekologun dhe me teste shumë të thjeshta , zakonisht me marrjen e mostrës (bris), zbulohet shkaku dhe përcaktohet terapia e duhur që duhet të marrë çdo pacient.

Si të mbrohemi?

–          Para së gjithash, përdorni prezervativë, pasi prezervativi mundëson mbrojtje në një përqindje të lartë.

–          Shmangni veshjet e brendshme me përmbajtje të materialit sintetik.

–          Shmangni veshjen e pantallonave të ngushta më shume se 2-3 orë dhe përdorimin e pampersit të përditshëm.

–          Mos përdorni lëndë agresive dhe të parfumosura për mirëmbajtjen e higjenës intime.

–          Mos qëndroni ulur në skajet e pishinave publike

–          Kostumet e banjos mos i mbani gjatë të lagura por ndërrojini ato më shpesh gjatë ditës.

–          Bëni kujdes kur përdorni banjot publike.

–          Depilimi i pjesës intime duhet të bëhet me metoda të cilat garantojnë higjenë.

–          Mos përdorni të brendshme të përbashkëta, peshqir  dhe artikuj të tjerë për kujdesin e higjenës.

Shpërndaj