Gjatë shtatzënisë,trupi i çdo gruaje ndryshon dhe është e nevojshme që të kalojnë të paktën nëntë muaj pas lindjes që trupi të normalizohet. Por nëse nuk mund të prisni apo nëse ky proces është shumë i ngadalshëm, mund të merrni vendim për të kryer korrigjim estetik me anë të të cilit trupi do të kthehet në normalitet. Kirurgjia plastike është një opsion vetëm nëse shëndeti juaj i përgjithshëm është i mirë. Për korrigjimet estetike të cilat zakonisht kryhen pas lindjes, biseduam me Dr. Ilija Mostrov, specialist në kirurgjinë plastike në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Ngritja e gjirit
Gjatë shtatzënisë gjendrat e qumështit përgatiten për dhënien e gjirit dhe ka një rritje dhe ndryshim në indin yndorë të gjinjve. Pas lindjes, volumi i gjinjve zvogëlohet, dhe si rezultat i këtij ndryshimi shfaqet lëkurë e tepërt. Lëkura e tepërt e gjinjve nuk mund të reduktohet me anë të kryerjes së ushtrimeve, prandaj ato do të duken si të zbrazët dhe të varur. Opsioni i parë për korrigjim estetik është ngritja e tyre, dhe posioni i dytë nëse gjinjt janë bosh, mund të ngrihen duke i mbushur me implant.
Tërheqja e barkut
Ndryshimet në pjesën e barkut, janë të pashmangshme pas lindjes. Dobësimi i muskujve, lëkura e tepërt pa elasticitet, shenjat e operacioneve ose killa në pjesën e përparme të murit abdominal, janë vetëm pjesë e ndryshimeve të pritura. Këto ndryshime i frustrojnë gratë dhe bëjnë që ato të mos ndihen mirë. Elasticiteti dhe shenjat mund edhe të zhduken, prandaj mos merrni menjëherë vendim për klorrigjim estetik. Operacioni estetik, rekomandohet nëntë muaj pas lindjes, korrigjimet estetike deri në një vit pas lindjes. Nëse lëkura nuk tërhiqet dhe është e dëmtuar, në rast se ushtrimet nuk ndihmojnë, rekomandohet kryerja abdomenoplastike. Me anë të kësaj procedure, mënjanohet lëkura e tepërt e cila shpeshherë është e dëmtuar (stri, shenja) dhe indi i tepërt yndyrorë nën lëkurë. Nëse është e nevojshme mund të bëhet edhe forcim i muskujve.
Liposukcioni
Liposukcioni është metoda më e përdorur në kirurgjinë kozmetike dhe një zgjidhje ideale për reduktimin e indit dhjamor. Shumë gra pas shtatzënisë nuk mund ta humbasin indin yndyror (dhjamin) të depozituar në pjesën e ijeve, të kofshëve, të prapanicës dhe në pjesën e sipërme të krahëve.
Pigmentet
Chloasma janë ndryshimet e pigmenteve në lëkurë të cilat shfaqen në periudhën gjatë shtatzënisë. Disa studime tregojnë se tek 50% e grave shfaqen pigmente në pjesën e fytyrës, të barkut ose perineumit. Në rast se këto ndryshime nuk tërhiqen, rekomandohet trajtimi me lazer eCO2.
Shenja dhe stri
Shenjat e mbetura nga operacionet cezariane janë të kuqe dhe rozë. Me kalimin e kohës ato e ndryshojnë ngjyrën, zbehen dhe bëhen pothuajse të padukshme. Edhe ky problem mund të zgjidhet me lazer eCO2. Shenjat e strive të cilat shfaqen në periudhën gjatë shatatzënisë zakonisht lokalizohen në pjesën e barkut dhe në pjesën e kofshëve. Disa prej tyre korrigjohen në mënyrë spontane, por një pjesë e mirë e tyre mbeten si një vulë në trupin tonë. Për shenjat e strive, zakonisht rekomandohet trajtim me lazer i cili jep rezultate të shkëlqyera. Zbardhet pigmentimi i strive, dhe bëhen shumë më pak të dukshme.