Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kur duhet bërë koronarografia?

Koronarografia është përkufizuar si një procedurë invazive me anë të së cilës vizualizohen arteret koronare të zemrës me ndihmën e lëndës së kontrastit të injektuar tek arteret. Rekomandohet për pacientët e diagnistikuar më parë me sëmundje koronare me ndonjë nga metodat diagnostikuese jo invazive siç është stres testi koronar, eko e zemrës, 24 orë monitorim i zemrës, tomografi kompjuterike – angiografike. Tek këta pacientë nuk ka urgjencë, prandaj koronarografia bëhet në mënyrë të planifikuar në një periudhë të caktuar kohore.

Koronarografia urgjente

Koronarografia urgjente kryhet tek pacientët të cilët kanë sindromë në formë akute dhe shenja të infarktit akut miokardiak. Nuk ekzistojnë kundraindikime absolute të koronarografisë. Tek kundraindikimet bëjnë pjesë: dobësimi akut i veshkave, gjendje e paqartë febrile, goditje akute në tru, anemi e rëndë, dekompensim i rëndë kardiak, psikozë akute, reaksion alergjik ndaj lëndës së kontrastit, koagulopati dhe gjakderdhje nga stomaku.

Përgatitja

Koronarografia kryhet në kushte sterile në sallë të veçantë angiografike. Pas përgatitjes paraprake, marrjes së analizës së gjakut, përgatitjes së vendit në të cilin do të bëhet punktimi (shpimi), premedikimi, pacienti vendoset i shtrirë me shpinë, dhe mbulohet me një kompresim steril. Zakonisht punktimi bëhet në krahun radial, në pjesën femorale (pjesa e bikinit), në arteren e sipërme të krahut. Në departamentin tonë, 95% e rasteve të koronarografisë bëhen nëpërmjet arteres radiale në krah, me anë të së cilës pacientit i ofrohet më tepër komoditet gjatë intervenimit dhe mobilizimit menjëherë pas kryerjes së procedurës si dhe më pak komplikime.

Gjatë intervenimit

Pas injektimit të anestezisë lokale në vendin ku do të bëhet punktimi, arteria shpohet me anë të gjilpërës nëpërmjet të cilës vendoset një tel i shkurtër në arterie. Gjilpëra hiqet dhe në telin e shkurtër vendoset një tub plastik i cili qëndron deri në përfundimin e procedurës. Nëpërmjet tubit bëhet kalimi i telit të gjatë dhe katetër e cilat i mban pacienti , të cilat ndiqen nëpërmjet monitorit dhe arrijnë deri në pjesën fillestare të aortës në të cilën gjenden hapjet e dy artereve koronare – arteria koronare e majtë dhe e djathtë. Me disa lëvizje standarde, katetra vendoset tek hyrja e arteries koronare, dhe më pas injektohet lënda e kontrastit, dhe në këtë mënyrë vizualizohet arteria me të gjitha degët e saj, në formën e një shfaqje angiografike në monitor. Bëhet filmimi angiografik me imazhe të shumta nga kënde të ndryshme, për të marrë një pamje më të qartë dhe më reale të arterieve koronare. E gjithë procedura zgjat 15 minuta, pas së cilës kryhet analiza e imazhit angiografik, përcaktohet shkalla e ngushtimit të arteries, cilësia dhe gjatësia e ngushtimit, dhe merret vendimi në bazë të gjetjeve apo zezultatit i cili mund:

  • Të mos ketë ngushtim të artereve koronare me rekomandim për kryerjen e trajtimit medikamentoz, dhe pas 3 orësh pacienti mund të kthehet në shtëpi.
  • Në rast se ekzistojnë ngushtime serioze mbi 60-70% të njërës apo dy artereve koronare, procedura kryhet me anë të zgjerimit balonë, dhe vendosjen e një stenti që mundëson rrjedhën optimale të gjakut në arterien koronare. Zakonisht, pacienti qëndrën një ditë nën vëzhgim për të parë nëse ka nevojë për terapi intravenoze.
  • Mundësia e tretë është gjetja e shumëfishtë e arteres koronare të sëmurë ku më shumë se tre artere koronare kanë kufizime kritike, ku pacienti merr rekomandim për kryerjen e kirurgjisë kardiake ose kryerjen e operacionit bajpas.

Komplikimet

Komplikime të mundshme nga koronarografia shfaqen në një përqindje shumë të vogël. Kjo përqindje është më e ulët në rast se koronarografia kryhet nga ekip me përvojë dhe në kushte standarde. Komplikimet më të zakonshme janë:

  • Rrjedhje e vogël lokale në vendin e shpimit
  • Aritmi të zemrës
  • Reaksion alergjik i shkaktuar nga lënda e kontrastit

Koronarografia kryhet në salla të veçanta angiografike, në kushte sterile dhe nga një ekip i përbërë nga një mjek, dy infermiere, nga një teknik radiokrafik  dhe një ndihmës mjek. Departamenti i kardiologjisë në spitalin klinik “Acibadem Sistina” disponon dy salla angiografike, njësi koronare intenzive me gjashtë shtretër, disa dhoma spitalore si dhe një departament diagnostikues ambulator. Departamenti kardiologjik përbëhet nga një ekip mjekësh me përvojë dhe nga një staf tjetër mjekësor të cilët kryejnë procedura intervente të ndërlikuara siç është diagnostikimi koronarografik, dilatimet e balonave dhe stentimi i artereve koronare, stentimi i artereve periferike në këmbë dhe artereve karotide, studimet elektrofiziologjike me ablatim, implantimi i stimuluesve kardiak (pacemaker) dhe debrifilatorëve të zemrës dhe aparate të risinkronizimit kardiak. Këtu përfshihet edhe departamenti kardiokirurgjik në të cilin kryhen edhe operacionet më të komplikuara të zemrës.

Shpërndaj