Kur gjakderdhja nga hunda është një simptomë serioze

Secilit prej nesh të paktën një herë na ka ndodhur që të kemi gjakderdhje nga hunda. Por, nëse kjo gjë ju ndodh shpesh, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Gjakderdhjes nga hunda mund të ketë të bëjë edhe me një gjendje tjetër të quajtur telangiektazi e trashëguar hemoragjike. Lidhur me këtë gjendje, përveç gjakderdhjes nga hunda, një simptomë tjetër shoqëruese është edhe shfaqja e pikave të kuqe në fytyrë, në buzë dhe tek gjymtyrët. Këta pacientë kanë enë abnormale të gjakut, dhe si rezultat i kësaj shfaqet edhe gjakderdhja e shpeshtë nga hunda.

Kur manifestohet?

Telangiektazia e trashëguar hemoragjike mund të shfaqet në çdo moshë, duke filluar që nga të qenurit bebe. Por, zakonisht simptomat shfaqen tek personat më të thyer në moshë.

Simptomat

Simptoma më e njohur është gjakderdhja nga hunda, e cila me kalimin e kohës bëhet gjithnjë dhe më serioze. Gjakderdhja nis pa asnjë arsye, dhe shfaqet edhe gjatë lëndimit më të vogël të hundës. Simptoma të tjera shoqëruese janë edhe shfaqja e pikave të kuqe në fytyrë, në buzë dhe tek gjymtyrët.

Diagnostikimi i sëmundjes është një sfidë e vërtetë

Gjakderdhja dhe simptomat e tjera të sëmundjes, manifestohen në mënyra të ndryshme, madje edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. Enët abnormale të gjakut mund të gjenden në tru dhe në mushkëri, dhe shpesh simtoma e parë e sëmundjes është gjakderdhja në mushkëri apo goditja në tru.  Një arsye tjetër për shkak të diagnostikimit të vonë të sëmundjes është mungesa e informacionit të mjekëve në lidhje me këtë gjendje.

Trajtimi

Sikurse tek çdo sëmundje, zbulimi i hershëm i sëmundjes është hapi i parë i trajtimit. Lloji i trajtimit varet nga shkalla e zhvillimit dhe manifestimit të sëmundjes. Një nga opsionet e trajtimit është trajtimi me lazer i lezioneve që rrjedhin gjak.  Kohë më parë, operacioni ishte një  zgjidhje standarde, që sot është zëvendësuar me procedura intervente me anë të të cilave zgjidhen anomalitë e enëve të gjakut.

Shpërndaj