Pronësitë shëruese të detit

Pronësitë terapeutike të ujit të detit njihen që me kohë. Uji i detit përmban kripëra minerale, aminoacide, dhe substanca të tjera të cilat ndihmojnë në qëndrueshmërinë e ekuilibrit biologjik të trupit. Uji i detit ka efekte pozitive në tërësinë e trupit të njeriut – mundëson ndjenjën e qetësisë, çliron tensionin dhe stresin. Studimet tregojnë se uji i detit aktivizon sistemin imunologjik dhe rrit kapacitetin e trupit për ta kuruar vetë trupin. Aroma specifike e detit vjen nga gazi sulfurid dimetil të cilën e përcjell deti. Nëse do të përthithni ajrin e detit do të vëreni se do të flini shumë mirë dhe të qetë gjatë natës, pasi ajri i detit është i mbushur me jone negative të hidrogjenit të cilat mundësojnë  thithje më lehtë të oksigjenit. Jonet negative përballen me radikalet e lira dhe ekuilibrojnë nivelin e serotoninës – hormoni i lumturisë. Për këtë arsye deti është i këshillueshëm për shumë prej nesh si pjesë e një terapie. Acibadem Sistina ju zbulon gjithashtu se cilat janë efektet pozitive të detit  dhe si organizmi juaj të përfitojë nga të mirat që ofron ai.

Alergjia

Deti është një aleat i madh në luftën kundër alergjive.  Veçanërisht për personat të cilët vuajnë nga reaksioni alergjik i lëkurës. Kjo për shkak se deti ka kapacitet antihistemin dhe antiseptik. Studime të shumta kanë treguar se deti redukton reaksionet alergjike për personat të cilët janë alergjik, dhe në disa raste e eliminon alergjinë krejtësisht. Gjithashtu, ajri i detit lehtëson frymëmarrjen për personat të cilët vuajnë nga astma, dhe gjatë ditëve të verës kur çel Ambrosia, zonat detare ofrojnë strehim ideal.

Artriti

Për njerëzit të cilët kanë probleme me artritin apo ankesa të tjera të ngjashme, deti është i nevojshëm për lehtësimin e simptomave. Deti redukton inflamacionin në trup dhe lehtëson dhimbjen. Një studim amerikan ka treguar se personat të cilët vuajnë nga reumatizma, pas qëndrimit të tyre në det, janë përmirësuar në mënyrë vërtet domethënëse.

Sëmundjet e lëkurës

Nëse keni peymatim të lëkurës, ekzemë, psoriazë apo sëmundje të tjera të lëkurës, duhet të laheni në det gjatë muajve të verës. Kripa e detit është e pasur me minerale, magnez, hekur, kalium dhe kalcium. Të gjitha këto elemente përmirësojnë shëndetin e lëkurës,  gjendja e së cilës përmirësohet dukshëm për një periudhë të shkurtër kohore. Përveç të tjerash, dielli dhe deti kanë efekt pozitiv edhe ndaj puçrrave në lëkurë, prandaj lëkura pas pushimeve është akoma më e bukur.

Kockat

Për të pasur kocka të shëndetshme kemi nevojë për praninë e vitaminës D. Veçanërisht për kockat, vitamina D është çelësi i shumë funksioneve të tjera të organizmit, gjithashtu është e rëndësishme për parandalimin e disa sëmundjeve të rënda të kancerit. Trupi ushqehet me vitaminë D me anë të diellit. Vitet e fundit, shumë persona për shkak të paranojës së melanomës, i tremben marrjes së rrezeve të diellit. Prandaj, rekomandohet marrja e rrezeve të diellit në orët e para të mëngjesit, mbasdite vonë, dhe duhet të bëni kujdes që të mos përdorni kremra me faktor të lart mbrojtës pasi në këtë mënyrë trupi nuk mund të furnizohet me sasinë e mjaftueshëm të vitaminës D.

Stresi

Stresi është i njohur si shkaku i shfaqjes së shumë sëmundjeve. Është mirë që të relaksoheni, dhe për këtë deti mund t’ju ndihmojë mësëmiri. Deti ka përmbajtje të madhe të magnezit, i cili është një aleat i mirë në luftën kundra stresit. Duke shtuar notin dhe marrjen e rrezeve të diellit, është krejtësisht i qartë efekti pozitiv të cilin na mundësojnë pushimet verore.

Historia

Babai i mjekësisë Hipokrati, ishte ndër të parët që studioi kurimin që ofron deti. Legjenda thotë se në këtë konklusion arriti duke studiuar efektet pozitive të detit bazuar në lëndimet e duarve të peshkatarëve. Arriti të kuptonte se uji i detit redukton rrezikun e infeksionit dhe rinovon qelizat dhe ushqen shkëmbimin e mineraleve toksike ndërmjet gjakut dhe ujit. Shkencëtari francez Rene Quinton ia dedikoi jetën e tij studimit të ujit të detit dhe në vitin 1906 publikoi botimin e tij ‘Uji i detit, gjysëm organik’ i cili flet për ngjashmërinë kimike të plazmës së gjakut me ujin e detit. Kolegu Quinton,  Claude Bernard zbuloi se 70% e trupit është ujë, dhe studiuan sëbashku  përbërjen e gjakut, të qelizave dhe lëngjet limfatike. Në 1897 quinton erdhi me konkluzionin se organizmi i njeriut është identik me ujin e detit sepse kanë të njejtën përbërje minerale. Uji i detit përmban të gjitha elementet natyrale si: natriumi, magnezi, kalcium, kalium, silic, madje dhe argjend dhe ar, dhe në një litër ujë ka mesatarisht 35 gr kripë.

Shpërndaj