Lëkura regjistron çdo minutë të ekspozuar në diell

Kripa e detit, ekspozimi i gjatë dhe i papërshtatshëm ndaj diellit, në kombinim me lëkurën e bardhë dhe të ndjeshme, shkakton dehidratim, humbje të elasticitetit dhe në këtë mënyrë vjen përshpejtimi i dëmtimit dhe plakjes së qelizave në shtresën epidermike të lëkurës. Lëkura në pjesën e fytyrës regjistron çdo minutë të ekspozuar në diell. Shenjat e para të dukshme të plakjes vërehen në pjesën e fytyrës dhe të dekoltesë. Por asnjëherë nuk është vonë që të filloni me luftën kundër plakjes. Nëse nuk doni që në vjeshtë të vëreni rrudha dhe njolla të reja të ‘fituara’ gjatë muajve të verës, lexoni me kujdes këshillat e përgatitura për ju nga ekipi i departamentit të dermatologjisë në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Kripa e detit, ekspozimi i gjatë dhe i papërshtatshëm ndaj diellit, në kombinim me lëkurën e bardhë dhe të ndjeshme, shkakton dehidratim, humbje të elasticitetit dhe në këtë mënyrë vjen përshpejtimi i dëmtimit dhe plakjes së qelizave në shtresën epidermike të lëkurës. Lëkura në pjesën e fytyrës regjistron çdo minutë të ekspozuar në diell. Shenjat e para të dukshme të plakjes vërehen në pjesën e fytyrës dhe të dekoltesë. Por asnjëherë nuk është vonë që të filloni me luftën kundër plakjes. Nëse nuk doni që në vjeshtë të vëreni rrudha dhe njolla të reja të ‘fituara’ gjatë muajve të verës, lexoni me kujdes këshillat e përgatitura për ju nga ekipi i departamentit të dermatologjisë në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Pastrim i lëkurës dy herë në ditë

Në mënyrë që lëkura juaj të mund të marrë ajër, është e nevojshme që të pastrohet dy herë në ditë. Gjithmonë përdorni ujë të vakët dhe sapun i cili nuk e bën lëkurën tuaj të thatë. Higjena në këtë periudhë është tepër e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë mënjanohet yndyra e tepërt e cila gjatë kësaj periudhe grumbullohet më tepër në krahasim me çdo stinë tjetër të vitit.

Antioksidantët janë të domosdoshëm

Gjatë periudhës së verës duhet çdo ditë të përdoren antioksidantë. Nëse doni që të keni një lëkurë të përgatitur për stinën e verës, nëse doni të shmangni shfaqjen e rrudhave dhe të njollave kafe në lëkurë, dhe të mos i ndjeni të lodhur muskujt tuaj, përveç serumit i cili aplikohet menjëherë pas kremit hidratues, lëkura ka gjithashtu nevojë për vitamina dhe ushqim të përshtatshëm. 4-6 javë më parë është koha e përshtatshme për përdorimin e beta-karroten e cila është një provitaminë apo një para-ardhëse e vitaminës A.   Atë mund ta gjeni në një sasi të madhe tek karrota dhe tek perimet e tjera. Vitamina C dhe konsumi i çajit jeshil gjithashtu janë plotësues të përkryer.

Hidratimi i lëkurës

Gjatë periudhës së verës asnjëherë mos e ndërprisni përdorimin e kremrave hidratues, madje edhe atëherë kur lëkura juaj është e yndyrshme. Përbërësit të cilët gjenden tek kremrat hidratues, mbi të gjitha uji, ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës. Nuk duhet të ekzagjerohet, mjafton sasia e kremit e cila e mbulon majën e gishtit tuaj.

Krem mbrojtës në një shtresë të trashë

Asnjëherë mos u ekspozoni ndaj diellit nëse më parë nuk keni aplikuar krem mbrojtës ndaj rrezeve të diellit i cili përmban të paktën 15 SPF.  Kremi i cili do ta mbrojë lëkurën nga rrezet agresive të diellit, duhet të aplikohet në një shtresë të trashë dhe të përsëritet çdo 3-4 orë. Është e nevojshme që të përdoren kremra të cilat në deklaratën e tyre e përmendin mbrojtjen ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Rrezet UVB janë më të rrezikshme pasi shkaktojnë djegie dhe ndryshime malinje të lëkurës. Rrezet UVA ndikojnë në plakjen e lëkurës dhe në sistemin imunitar duke rritur në mënyrë indirekte rrezikun e shfaqjes së kancerit të lëkurës. Kremi me faktor mbrojtës duhet të aplikohet 30-40 minuta para se të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit. Përveç  përmbajtjes së SPF (sun protect factor), është i rëndësishëm përdorimi i duhur i kremrave mbrojtës. Shkalla e mbrojtjes varet nga sasia e aplikuar (rreth 35g për çdo person) si dhe nga fakti sa shpesh aplikohet kremi, nëse futeni shpesh në det, duhet ta dini këtë gjë. Ndoshta në manual shkruan se kremi është i qëndrueshëm ndaj ujit, megjithatë, sa herë që të dilni nga uji duhet ta aplikoni atë përsëri. Është tepër e rëndësishme edhe shmangia e parfumeve, si dhe kozmetikën përgatitore dhe atë të bukurisë. Nëse jeni të dhënë ndaj vajrave esencialë të aromaterapisë, shmangni vajin e agrumeve të paktën një ditë para ekspozimit në diell, pasi mund të ndikojë në mënyrë fototoksike dhe t’ju shfaqin njolla të errëta në lëkurë.  Më të rrezikshme janë vajrat me përmbajtje të bergamit dhe limonit, gjithashtu, duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe me vajrat e qitros (grejp), mandarinës dhe portokallit. Këshillohet që bebet dhe fëmijët e vegjël të mos i ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit dhe mbajini ata të veshur me rroba në mënyrë që të jetë më e sigurt mbrojtja e tyre.

 

 

 

Shpërndaj