Ndjeshmëria ndaj diellit ose fotosensitiviteti është reagimi i lëkurës ndar rrezeve UV. Një lloj i reagimit të lëkurës është reagimi fototoksik e cila shfaqet kur rrezet UV reagojnë me lëndën mbrojtëse gjatë së cilës formohet substancë kimike e cila dëmton lëkurën. Simtoma kryesore e ndjeshmërisë së lëkurës ndaj këtyre rrezeve janë djegiet të cilat shfaqen menjëherë apo disa orë pas ekspozimit ndaj diellit.
Reagimi fotoalergjik është më i rrallë, ai zakonisht shfaqet kur rrezet UV e ndryshojnë përbërjen e lëndës së aplikuar në lëkurë duke shkaktuar reaksion imunologjik. Parrafshtësitë e lëkurës, njollat e kuqe janë vetëm një pjesë e simtomave tipike të reaksionit alergjik ndaj diellit.
Lloji i reagimit që shkaktohet nga rrezet e diellit varet nga disa faktorë: lënda mbrojtëse dhe sasia e aplikuar, kohëzgjatja e ekspozimit ndaj diellit, lloji i lëkurës. Personat me lëkurë tepër të bardhë bëjnë pjesë në grupin e ndjeshëm të reaksionit fototoksik. Besohet se melanina ofron mbrojtje më të mirë, prandaj dhe personat me lëkurë më të errët janë më pak të rrezikuar ndaj djegieve dhe alergjive ndaj rrezeve të diellit. Në grupin e rrezikut bëjnë pjesë edhe personat me sistem imunitar të reduktuar.
Si të mbroheni?
Rekomandimi më i mirë për mbrojtjen ndaj rrezeve të dëmshme UV që do t’ju japë dermatologu është që të mos ekspozoheni në diell. Kjo i referohet periudhës nga ora 11 deri në orën 17 periudhë kjo në të cilën indeksi i rrezeve UV është më i lartë. Nëse është e pamundur që ti shmangeni diellit, atëherë përdorni krem me faktor mbrojtës 15, nëse keni lëkurë të ndjeshme atëherë zgjidhni krem ma faktor mbrojtës 30. Është e rëndësishme që ta aplikoni atë të paktën një orë para se të ekspozoheni në diell, dhe aplikoheni atë përsëri pas dy orësh, ose pasi të dilni nga uji gjatë qëndrimit në plazh. Duhet të keni parasyshë se rrezet UV mund të depërtojnë nëpër xham, kjo do të thotë se jeni të ekspozuar ndaj diellit edhe gjatë kohës që jeni duke udhëtuar me makinë.
Si ta ndihmoni veten?
Ndihma e parë përsa i përket djegies dhe iiritimit të lëkurës nga rrezet e diellit, është vendosja e kompresave të ftohta. Mos e ekspozoni menjëherë në diell lëkurën e djegur nga rrezet e forta të diellit. Nëse është e nevojshme, doktori do t’ju lëshojë recetë me kortikostoride për përdorim lokal.