Lindja e parakohëshme – shkaqet

Në nivel botëror rreth 10% e foshnjave janë foshnja të lindura parakohe, apo një nga dhjetë fëmijë është i lindur para kohe. Lindje e parakohëshme konsiderohet çdo lindje para javës së 37 gestatike. Përqindja e foshnjave të lindur parakohe është gjithnjë dhe në rritje. Nëse para 10-15 vitesh ishte 7-8%, tani statistikat tregojnë se numri është rritur deri në 10%.  Ekspertët tregojnë se në Maqedoni kjo përqindje është më e lartë, rreth 12%. Shkaqet e lindjes së parakohëshme ndahen në dy grupe: shkaqet nga ana e nësës dhe shkaqet nga ana e fëmijës.

Shkaqet të cilat varen nga ana e nënës: zakonisht bëhet fjalë për ekzistencën e sëmundjeve kronike para fillimit të shtatzënisë – presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe sëmundje të tjera të cilat mund të shkaktojnë lindjen e parakohëshme. Disa nga këto sëmundje mund të shfaqen edhe gjatë shtatzënisë, dhe janë faktorë rreziku  për përfundimin e shtatzënisë parakohe. Mos kryerja e kontrolleve të rregullta mund të bëj që të humbisni mundësinë për tu informuar nëse keni ndonjë infeksion të mundshëm në traktin urogjenital dhe pikërisht ky infeksion mund të jetë shkaku i lindjes së parakohëshme. Më pas, një arsye tjetër mund të jenë edhe anomalitë në traktin urogjenital, shtatzënia me më shumë se një fetus e cila zakonisht përfundon parakohe (në lindjen e parakohëshme ndikon edhe procesi i fertilizimit in vitro i cili zakonisht rezulton me më shumë se një fetus). Sigurisht një rol të rëndësishëm luan edhe stili apo kushtet e jetesës së nënës si konsumimi i alkolit, përdorimi i ilaçeve, droga, pirja e duhanit, mosha (nën moshën 18 vjeçare si dhe në/mbi moshën 35 vjeçare).

Shkaqet të cilat varen nga fëmija: faktori kryesor i rrezikur është infeksioni i cili mund të transmetohet nga nëna tek fëmija, si dhe anomalitë e lindura në sistemin digjestiv dhe kardiovaskular.

Këshillë

Këshillohet që gratë shtatzëna të kenë një regjim higjeno-dietik, balancim të ushqimit, aktivitet normal, kujdes gjatë shtatzënisës dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është që të kryej kontrolle të rregullta tek mjeku gjinekolog – akusher, i cili do ti kryej të gjitha shqyrtimet e nevojshme dhe do të ndjekë të gjitha parametrat të cilat mund të nxjerrin në pah problemet e mundshme. Kujdesi dhe kontrollet e rregullta gjinekologjike, janë parandalimi më i mirë i rrezikut të lindjes së parakohshme, dhe në rast se është e nevojshme, mund të jepet terapi për ta vonuar/shtyrë apo për ta parandaluar lindjen e parakohshme.

Shpërndaj