Për çdo nënë, cili ushqim është më i mirë për fëmijën e saj, është dilema më e madhe gjatë muajve të parë të fëmijës. Të dashura nëna, në këtë rast nuk duhet të keni dilema. Qumështi juaj është i pazëvendësueshëm për fëmijën!
Qumështi i nënës është më i miri dhe është ushqimi ideal për çdo të porsalindu. Për shkak të përbërjes dhe karakteristikave të tij, në varësi të ardhjes së qumështit në gjirin e nënës, bëjmë dallime ndërmjet qumështit kalimtarë dhe qumështit të pjekur të nënës.
- Kollustrumi është qumësht të cilin i vjen nënës në ditët e para pas lindjes, dhe ndryshon nga qumështi i pjekur i gjirit për shkak se është i pasur me proteina, vitaminë A dhe imunoglobulinë të gatshme. Këto janë antitrupa mbrojtës, të cilat fëmija i merr nga nëna e tij si një lloj imunizimi pasiv apo primar, të cilët e mbrojnë fëmijën nga armiqtë e panumërt rreth të cilët sillen rreth tij duke e kërcënuar atë.
- Pastaj vjen qumështi kalimtarë, dhe më pas qumështi i pjekur i nënës përbërja e të cilit tashmë është e balancuar, i përshtatur në mënyrë ideale nevojat ushqyese të porsalindurit për muajt e parë. Sasia e mjaftueshme e proteinave, karbohidrateve, yndyrave, mineraleve, veçanërisht sasia e hekurit e cila ndodhet me një sasi prej 50%, absorbohet në qumështin e nënës duke plotësuar nevojat ushqyese të fëmijës të paktën për muajt e parë. Për këtë arsye është e rëndësishme të theksohet se për të patur një të porsalindur të shëndetshëm, është e domosdoshme që gruaja gjatë shtatzënësisë të jetë e shëndetshme dhe të ushqehet siç duhet në mënyrë që të ndihmojë fetusin të ushqehet dhe të zhvillohet siç duhet. Nëse nëna ka mjaftueshëm qumësht në gji, ky duhet të jetë ushqimi i vetëm që fëmija duhet të marrë gjatë 5-6 muajve të parë.
Qumështi i adaptuar me formulë, i jepet fëmijës nëse nëna për arsye objektive nuk mund ta ushqejë të voglin e saj me qumështin e gjirit. Kur foshnja nuk rritet në peshë pavarësisht nga angazhimi i nënës për ta ushqyer me gji, për shkak të disa kushteve patologjike rekomandohet ndërprerje e menjëherëshme e të ushqyerit me gji.
Qumështi i lopës i pa adaptuar, duhet të shmanget të paktën gjatë vitit të parë të fëmijës, për shkak të përbërjes e cila nuk është e përshtatshme për oragnizmin e bebes, si dhe për shkak të shfaqjes së mundshme të reaksioneve alergjike.