Përse rekomandohet?

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme tek gratë. Rreziku i vdekjes është shumë i lartë nëse nuk zbukohet në kohë. Mjeti më i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është mamografia. Me teknikën e regjistrimit mamografik formimi i kancerit të gjirit mund të zbulohet dy vjet më parë. Këto ndryshime mund të preken me anë të vetëkontrollit pas dy vjetësh.

Për cilët pacientë rekomandohet?

Rekomandohet që gratë e moshës mbi 40 vjeçare të kryejnë regjistrime mamografike të rregullta pavarësisht nëse ekzistojnë simptoma apo konstatime. Në vendet në të cilat regjistrimet mamografike kryhen rregullisht, përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i gjirit është reduktuar nga 19-64% (mesatarisht 30%).

Për cilët pacientë nuk rekomandohet?

Mamografia nuk rekomandohet për gratë nën moshën 40 vjeçare për shkak të arsyeve të mëposhtme:

  • Për shkak se indet e gjirit të cilat prodhojnë qumësht tek gratë e reja janë më të trasha, mamografitë mund ta zbulojnë kancerin më me vështirësi.
  • Indi i gjirit tek gratë e reja është më i ndjeshëm ndaj rrezatimit, në këtë mënyrë mamografia mund të jetë e rrezikshme.
  • Kanceri i gjirit tek të rinjtë shfaqet më rrallë.

Sa shpesh duhet të kryhet?

Gratë mbi moshën 40 vjeçare duhet të bojnë regjistrime mamografike një herë në vit ose një herë në dy vjet. Kanceri mund të shfaqet tek gratë nga mosha 40 deri në 50 vjeçare dhe të përparojë shumë shpejtë, prandaj gratë e kësaj moshe këshillohen që të kryejnë mamografi çdo vit.

A është i rrezikshëm rrezatimi i mamografisë?

Shumë gra janë të shqetësuara nga ndikimi i rrezatimit gjatë mamografisë, megjithatë, niveli i rrezatimit i cili përdoret gjatë regjistrimit është mjaft i ulët.  Kjo është e barabartë me rrezatimin që njeriu merr gjatë tre muajve të verës apo gjatë fluturimit të gjatë me avion. Përqindja e rrezatimit është më e ulët me mamografi dixhitale. Në qendrat moderne në të cilat pajisja kontrollohet rregullisht dhe mirëmbahet siç duhet, nuk ka nevojë që të shqetësoheni. Përveç kësaj, diagnoza e hershme dhe e saktë është më e rëndësishme sesa rreziku.

Cilat janë rreziqet e regjistrimit mamografik?

  • Regjistrimi duhet të bëhet nga radiolog specialist dhe me përvojë, sepse ndonjëherë mund të ndodhë që të zbulohen gjetje të dyshimta dhe për këtë arsye është e mundur që pacienti të ketë nevojë që ta ripërsërisë regjistrimin apo biopsinë. Kjo i shqetëson pacientët. Mamografia dixhitale, veçanërisht tomosinteza e zvogëlon këtë rrezik në mënyrë të konsiderueshme. Me qëllim për të shmangur biopsinë apo regjistrimin e panevojshëm, mamografia duhet të kontrollohet nga radiolog për gjirin me përvojë.
  • Kanceri nuk diagnostikohet gjithmonë me mamografi. Në disa raste mund të jetë e nevojshme ultrasonografia. Janë më të vogla gjasat për të zbuluar kancerin me anë të mamografisë tek gratë të cilat me inde të dendura parenkimale. Ndonjëherë, edhe nëse masa mund të jetë e dukshme dhe të preket gjatë kontrollit, është e mundur që të mos shikohet me anë të mamografisë.

Edhe pse suksesi i regjistrimit mamografik është i lidhur ngushtë me cilësinë e aparatit dhe përvojën e doktorit, duhet theksuar se madje edhe në duart më të sigurta, shkalla e suksesit është 80 -85%. Kjo shkallë rritet me mamografi dixhitale dhe tomosintezë. E rëndësishme është që tek gratë me inde të dendura parenkimale në të njejtën kohë duhet të përdoret ultrasonografi dhe mamografi.

Si regjistrojnë  mamografitë?

Mamografitë  gjithmonë vlerësohen në raport me gjetjet e mëparshme. Prandaj, regjistrimet e mëparshme duhet ti ruani dhe ti merrni me vete në kontrollin e ardhshëm. Sëmundjet e gjirit mund të shfaqen si masa, si degjenerim strukturor, gjinjë asimetrik ose si mikrokalsifikime të akumuluara. Për shkak se këto gjetje mund të tregojnë praninë e sëmundjeve beninje dhe malinje të gjirit, duhet të kontrollohen nga një radiolog me eksperiencë për gjirin.

Çfarë është klasifikimi BIRADS?

Kategorizimi BIRADS (në anglisht BIRADS – raporti dhe sitemi i të dhënave për regjistrimin e gjirit) përdoret në nivel global në raportet e regjistrimit të gjirit. Sistemi BIRADS është bërë në mënyrë për të lehtësuar renditjen e duhur të gjetjeve dhe për të dhënë një gjuhë të përbashkët ndërmjet doktorëve, duke siguruar kështu udhëzimet e duhura për pacientët.

Kategorizimi BIRADS

Kategoria 0  – Është i nevojshëm regjistrimi shtesë

Kategoria 1 – Gjetje normale / Negativ

Kategoria 2 – Përfundimisht prania e gjetjeve  beninje

Kategoria 3 – Është e mundur prania e gjetjeve beninje

Kategoria 4 – Parregullsi e dyshimtë

Kategoria 5 – Probabilitet i lartë i gjetjeve malinje

Kategoria 6 – Biopsi e njohur – Malinjitet i provuar

Për kategoritë 1 dhe 2 është i nevojshëm regjistrimi vjetor. Për kategorinë 3 ekziston rrezik i vogël i kancerit (më i vogël se 5%) dhe është i nevojshëm kontrolli me anë të regjistrimit pas 6 muajsh. Për kategorinë 4 ekziston rrezik nga 30-40%, ndërsa për kategorinë 5 ka 90% gjasa të pranisë së kancerit dhe është e nevojshme kryerja e biopsisë.

 

Shpërndaj