Masazhi është përdorur prej mijëra vitesh. Ekziston një numër i madh masazhesh të cilët me një gamë të gjërë presioni, lëvizjesh dhe teknikash ndikojnë pozitivisht mbi trupin dhe shëndetin. Katerina Ilieska, fizioterapiste, shpjegon në vijim masazhet më të shpeshta dhe qëllimin e përdorimit të tyre.
Masazhi mjekësor – masazhi mjekësor është teknika manipulative më e vjetër dhe në ditët e sotme është e pashmangshme përsa i përket rehabilitimit, rigjenerimit, dhe rivitalizimit të trupit. Me përdorimin e teknikave të ndryshme, në indin e butë, si një presion i drejtpërdrejtë, duke përdorur lëvizje me rrëshkitje, fërkim, dridhje ose kompresion, arrihen performanca të dobishme në të gjithë sistemin muskulo skeletor, limfatik, nervor dhe në të gjithë qarkullimin e gjakut. Me reduktimin e presiont të muskujve rikthehet fleksibiliteti, reduktohet dhimbja, stimulohet i gjithë sistemi për eliminimin e lëndëve të dëmshme në organizëm, gjithashtu ndihmon në reduktimin e stresit. Masazhi mjekësor përdoret për të gjithë personat pavarësisht nga mosha apo profesioni.
Masazhi sportiv – teknika fizioterapiste e cila manipulon indet e trupit me qëllim për ti zbutur ato, për të relaksuar muskujt dhe për të përmirësuar qarkullimin, domethënë, rrefuzimin e acidit laktik tek muskujt, duke i relaksuar ato thellë dhe duke përmirësuar qarkullimin. Masazhi sportiv është zhvilluar si një përgatitje e sportistëve në mënyrë që të japing një performancë më të mirë. Për shkak të aktiviteteve të rregullta të trajnimeve, stresi dhe tensioni akumulohen tek muskujt, tendonet (tetivat), ligamentet dhe nyjet. Me këtë masazh, fizioterapisti fokusohet në disa pjesë të caktuara të trupit, të cilat përdoren perms lëvizjeve të përsëritura, dhe shpesh nëpërmjet lëvizjeve agresive të lidhura me sporte apo profesione të caktuara. Masazhi bëhet në kombinim me shtrirjen apo tërheqjen, presionin mbi të ashtuquajturën pikat trigger (pikat e dhimbjes), relaksimin miofacial dhe drenimin limfatik. Ndihmon në parandalimin e lëndimeve por edhe pas lëndimit, pasi redukton lodhjen e muskujve, përmirëson qarkullimin, përmirëson fleksibilitetin, qëndrueshmërinë si dhe rikthen rigjenerimin e trupit.
Drenimi limfatik – drenimi i hershëm limfatik është një teknikë e veçantë me anë të së cilës arrihet rrjedhja më e mirë e limfës, dhe në të njejtën kohë kanalizon të gjitha lëngjet ndërmjet indeve. Transferimi i lëndëve ushqyese dhe shkarkimi i mbetjeve të dëmshme, ndonjëherë për shkak të ndonjë lloj gjendje është i ngadaltë apo i bllokuar dhe lëngu i nyjeve limfatike i cili është i pastruar, rikthehet shumë ngadalë në qarkullim përmes rrugëve limfatike. Limfi nuk ka pompë, siç është në rastin e zemrës, ajo varet nga kontraktimet e brendshme të indeve, siç është pulsimi i enëve të gjakut, puna apo funksioni i zorrëve, kontraktimet e muskujve. Me drenimin limfatik, nëpërmjet lëvizjeve të buta ritmike, stimulon pastrimin dhe rigjenerimin e organizmit, reduktohen ënjtjet, relaksohet sistemi nervor dhe përmirësohet gjendja e përgjithshme e sistemit imunitar.
Masazhi relaksues – qëllimi i këtij masazhi është që t’ju relaksojë plotësisht, dhe në këtë mënyrë do të harroni se ekziston stresi. Lëvizjet të cilat kryhen janë të ngadalta dhe ritmike, ndërsa presioni është pa dhimbje dhe i këndshëm. Presioni nuk vepron në lëvizjen e nyjeve, por stimulohen muskujt, të cilët e relaksojnë dhe rigjenerojnë trupin, reduktohet presioni i gjakut, ndërkohë që nga ana tjetër përmirsohet funksioni i sistemit limfatik. Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e dhimbjeve, reduktimin e stresit dhe në të njejtën kohë përmirëson qarkullimin, domethënë rikthen energjinë pozitive.