Kanceri i gjirit cili është një nga sëmundjet më të shpeshta tek gratë, pavarësisht metodave moderne terapeutike, kërkon mënjanimin radikal të gjirit. Kjo është një traumë e madhe fizike dhe psikologjike për gruan e cila nuk mund ta kapërcejë pa ndihmë profesionale. Këshillimi psikologjik është zgjedhja e duhur për këtë problem të vështirë.
Si ndikon tek gruaja?
Tek guraja e operuar shfaqen ndryshime në perceptimin e pamjes së trupit, humbje të vetëbesimit, mbyllet në vetvete dhe nuk socializohet, çrregullime në fushën e seksualitetit dhe lloje të ndryshme të vuajtjeve psikologjike. Një numër i vogël i pacientëve pas operacionit i rikthehen gjendjes së mëparshme dhe jetës normale pa pasoja të mëdha, por shumica e tyre e kanë tepër të vështirë që të përshtaten me situatën e re.
Ndryshimi i pamjes së trupit të tyre
Pas heqjes së gjirit, gruaja ndihet e lënduar psikologjikisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për atë pjesë të trupit të cilën gratë e identifikojnë me seksualitetin e tyre. Kjo gjë mund ta ndryshojë në mënyrë dramatike ndjenjën e identitetit të vetvetes tek gruaja. Në këtë mënyrë, tek disa gra shfaqet ndjenja e humbjes dhe tek disa të tjera ndjenja e invadilitetit të rëndë e cila reflektohet në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Implikimet emocionale
Madje edhe vetë diagnostikimi i kancerit të gjirit shkakton ndjenjën e ankthit, frikës, depresionit dhe të pasigurisë. Kur gruaja përballet me mënjanimin kirurgjik të gjirit, shpesh ndodh që të ndihet e vetme, pa ndihmë, nervoze dhe përkohësisht konfuze. Pas operacionit, zakonisht dominon ndjenja e trishtimit për shkak të humbjes së njërit apo të të dy gjinjve. Shfaqet ndjanja e ankthit dhe shqetësimit për gjendjen shëndetësore në të ardhmen, për shkak të mundësisë së përsëritjes së kancerit. Depresioni mund të arrijë nivelin e depresionit klinik, dhe ndjenja e keqardhjes për veten është një gjendje normale pas kryerjes së operacionit.
Implikimet sociale
Studimet kanë treguar se pas operacionit ka problem me pranimin e situatës së re dhe shpesh i mohon pasojat e operacionit. Ky është një mekanizëm i përbashkët psikologjik që ka të bëjë me ndryhimet e pakëndshme të jetës. Me kalimin e kohës, gruaja fillon ta pranojë situatën e saj, por vetëbesimi kthehet me shumë vështirësi, ‘Turpi dhe shenja që lë operacioni’ rezultojnë me tërheqjen dhe zvogëlimin e cilësisë së jetës sociale.
Implikimet seksuale
Heqja e gjirit ndikon në seksualitetin femëror. Gruaja ndihet më pak tërheqëse dhe më pak e dëshirueshme pas operacionit. Kjo gjë shkakton tek gruaja rezistencë ndaj marrëdhënieve seksuale. Tek disa gra, heqja e gjirit në mënyrë simbolike do të thotë humbje e indetntitetit të të qenurit grua. Zakonisht ekziston frika se nuk do të pranohet nga partneri seksual, gjë e cila ndikon në reduktimin e dëshirës së sajë seksuale.
Si ndihmon këshilla psikologjike?
Këshillimi psikologjik ka të bëjë me përballjen e “stresit për shkak të ndryshimit” në kuptimin e mbështetjes për tu përshtatur me situatën e re. Cilat elemente përbëjnë këshilla psikologjike:
- Mbështetja psikologjike që ka të bëjë me forcimin e vetëbesimit
- Mbështetja psikologjike për pranimin e operacionit, pasojat e intervenimit pa e prekur apo dëmtuar kuptimin e vlerës së tij si person.
- Reduktimi i ndjenjës së aftësive të kufizuara, dhe ndjenjës së keqardhjes për veten.
- Kushtimi i veçantë i vëmendjes në lidhje me shfaqjen e ndjenjes së turpit e cila është shpesh e pranishme, rrënjët e të cilës mund të zbulohen nëpërmjet analizës së historisë personale, në mënyrë që të arrihet më me shumë sukses forcimi emocional.
- Trajtimi në grup në disa raste është tepër i dobishëm. Në atmosferën apo ambientin në grup, gruaja do të ndjejë mbështetje nga anëtarët e tjerë të grupit, të cilët, nëpërmjet ndarjes së eksperiencave të tyre, do të bëjnë që gruaja të mos ndihet e mbyllur me problemin e saj.