Esherihja koli është baktere e cila ndodhet tek zorrët e njeriut dhe ato të kafshëve. Përveç faktit që disa lloje të caktuara të baktereve janë të sigurta dhe gjenden në sistemin digjestiv, ekzistojnë edhe lloje të Esherihja kolit të cilat shkaktojnë helmim në organizëm. Simtomat e helmimit janë të ngjashme me ato të virusit të barkut, por shpesh mund të japin simptoma më të rënda dhe të zgjasin më tepër se një virozë e zakonshme në zorrë.
Konsumi i pamjaftueshëm i mishit të përpunuar termikisht ose produkti i kontaminuar me Esherihja koli është shkaku më i zakonshëm i shfaqjes së infeksionit.
Simptomat
Simptomat e helmimit shfaqen 3 deri në 5 ditë pas konsumit të ushqimit të kontaminuar, simptomat kryesore janë dhimbja e barkut dhe diarrea. Në raste të komplikuara mund të shfaqet edhe jashqitje e përgjakur e cila kërkon reagim të menjëhershëm mjekësor. Vëmendje të veçantë kërkojnë personat me imunitet të ulët, siç janë fëmijët, të moshuarit , gratë shtatzëna dhe personat të cilët marrin kimioterapi. Esherihja koli mund të shkaktojë edhe sindrom homolitik urinar, gjatë të cilës, toksinat e bakteres mund të hynë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë dëmtim të veshkave.
Si të mbroheni nga infeksioni i Esherihja kolit
Duke pasur parasyshë shkaktimin e komplikimeve serioze, mësoni se si të mbroni veten dhe familjen:
Larja e shpeshtë e duarve, sipërfaqes së kuzhinës dhe enëve të kuzhinës.
Lani thellësisht duar nga të dyja anët, ndërmjet gishtave dhe thonjve. Sipërfaqja e kuzhinës dhe e enëve të kuzhinës duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe me detergjent pas çdo përdorimi. Lajini mirë frutat dhe perimet.
Gatuani ushqimin në mënyrë termike
Gatimi siç duhet në mënyrë termike mund t’ju mbrojë nga kjo baktere e rrezikshme, veçanërisht gatimi në mënyrë termike i mishit i cili është një nga burimet kryesore të infeksionit.
Ndajeni ushqimet më vete që të shmangni kontaminimin
Mishin, vezët dhe frutat e detit ruajini në një vend të veçantë dhe mos i përzieni me ushqime të tjera. Kjo vlen për në frigorifer, gjatë kohës së përgatitjes por edhe gjatë kohës që bëni pazarin. Në këtë mënyrë nuk do të kontaminoheni në rast se ndonjë nga produktet e përmban këtë infeksion.