Gurët në veshka janë një nga shkaqet e dhimbjes së veshkave e cila konsiderohet si një nga dhimbjet më të forta (colic). Madje edhe zhvendosja e lehtë e gurëve në veshka mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme të cilat shpesh mund të krahasohen me dhimbjet e gruas gjatë lindjes. Me praktikimin e këtyre tre veprimeve të thjeshta do ti ndihmoni veshkat tuaja të punojnë siç duhet dhe do të parandaloni shfaqjen e gurëve në veshka.
Pini shumë ujë. Dehidratimi është shkaku kryesor i shfaqjes së gurëve në veshka. Rekomandohet pirja e një gote ujë çdo një orë, veçanërisht gjatë ditëve të verës kur temperaturat janë tepër të larta dhe shumë shpejtë mund të humbisni lëngje në trup. Shenjat e dehidratimit janë lodhja, humbja e oreksit, lëkura e thatë, intoleranca ndaj nxehtësisë, urina me ngjyrë të verdhë të errët, kolla e thatë…
Reduktoni kripën. Me këtë veprim do të zvogëloni edhe kalciumin në urinë, sepse rritja e sasisë së kalciumit në urinë është gjithashtu shkak i shfaqjes së gurëve në veshka. Si fillim, largoni kripën nga tavolina juaj, dhe mos shtoni kripë në vaktin tuaj. Shmangni konsumin e produkteve të kripura: mishin e përpunuar, supat e gatshme, patatet e skuqura dhe ushqimin e shpejtë.
Konsumoni agrume: portokall, citron, limon, mandarina, janë të pasura me nitrate të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj urinar.
Si mund të dinë nëse keni gurë në veshka?
Gurët në veshka, zakonisht shfaqen tek personat të cilët kanë një histori familjare të kësaj sëmundje, dhe sigurisht tek ata persona të cilët kanë patur më parë gurë në veshka. Për fat të keq, gurët shfaqin simptoma atëherë kur janë formuar dhe fillojnë të lëvizin. Simtomat janë dhimbjet e forta në pjesën e poshtme të shpinës të cilat lëvizin drejt pjesës së poshtme të barkut. Majat e mprehta të gurëve, dëmtojnë cipën e veshkës, prandaj mund të shfaqet dhe gjak në urinë.
Si trajtohen?
Ashtu sikurse dhe çdo sëmundje tjetër, trajtimi është më i lehtë dhe më efektiv nëse zbulohet në kohë. Kështu do të mund të shmangni intervenimin kirurgjik klasik dhe do të mund t’i trajtoni ato duke përdorur:
Litotripsinë me valë shok – përfaqëson një revolucion në trajtimin e gurëve në veshka. Bëhet fjalë për ndërhyrje ambulatoreku me ndihmën e lazerit më bashkëkohor gurët thërrmohen në grimca të imëta.
Uretroskopia është një intervenim ambulator ku me anë të këtij instrumenti mund të arrijmë në uretër dhe me lazer thërrmohen gurët.
Nefrolitotomia perkutane është një procedurë ku nëpërmjet një vrime të vogël, hiqen gurët më të mëdhenj si dhe ato të cilët janë më pak të arritura. Kjo procedurë kërkon një trajtim spitalor më të gjatë, ndryshe nga intervenimet e mëparshme ku pacientët nuk kanë nevojë të hospitalizohen.