Problemi femëror – karcinoma e vezoreve
Vezoret janë dy organe të vogla, të cilat gjenden në të dy anët e mitrës. Ato e prodhojnë hormonin estrogjen, të cilat janë përgjegjëse për paraqitjen e ciklit menstrual çdo muaj. Vetëm me ngritjen e vetëdijes te pacientet dhe kontrollet e rregullta pengohet, por edhe zbulohet herët karcinoma e vezoreve, e prandaj gra të nderuara caktoni menjëherë kontrollin tuaj gjinekologjik.
Çfarë është karcinoma ovariale?
Karcinoma ovariale është kanceri i pestë më i shpeshtë që paraqitet te popullata femërore, ndërsa kanceri i dytë më i shpeshtë gjinekologjik. Kontrollet e rregullta gjinekologjike dhe me ultra zë janë parandalimi më i mirë, pasi që me zbulimin në fazën e hershme, mundësia është më e madhe për shërimin e plotë. Për faktorët e rrezikut më të shpeshtë, simptomat, diagnozën dhe trajtimin e mjekimit biseduam me ekipin e gjinekologëve dhe onkologëve prej Spitalit klinik “Acibadem Sistina”.
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Është e vështirë të caktohen faktorët e rrezikut të cilët sjellin deri te paraqitja e karcinomës së vezores. Në 5-10% t rasteve shkaku është faktori gjenetik. Rreziku rritet nëse dy ose më shumë anëtarë në familje kanë karcinom të vezores, mitrës, zorrës së rashë ose gjirit. Faktor i rritur i rrezikut prej karcinomës së vezoreve kanë edhe gratë më të vjetra, të cilat kurrë nuk kanë lindur, si dhe gratë të cilat nuk kanë mundur të mbeten shtatzënë për shkak të endometriozës. Faktorët tjerë të rrezikut janë pirja e duhanit, trashësia, marrja e terapisë hormonale te pacientet të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzënë.
Simptomat
Karcinoma e vezoreve nuk shfaq kurrfarë simptomash në fazën fillestare, e për këtë shkak te dy të tretat e të sëmurëve ajo diagnostikohet në stadiumin më të avancuar. Pasi që kjo karcinomë nuk ka simptoma, një periudhë të gjatë rritet në zbrazëtirën abdominale dhe nuk i pengon pacientes. Por, fryrja e barkut, dhimbja e legenit dhe stomakut, ndjenja e shpejtë e ngopjes, probleme me urinimin, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, menstruacione të dhimbshme, vjellja, janë pjesë e simptomave për këtë sëmundje. Gjatë viteve të fundit llogaritet se një ndër simptomat e sëmundjes është edhe dobësimi i madh.
Si diagnostikohet?
Karcinoma e vezoreve diagnostikohet gjatë kontrollit gjinekologjik. Me ndihmën e kontrollit me ultra zë, gjinekologu mund ta diagnostikoje tumorin në vezore, dhe pas sipas karakteristikave të caktuara të caktojë nëse është fjala për tumor malinj ose beninj. Pas kontrollit gjinekologjik, nëse ekziston dyshimi për karcinomë të vezoreve, bëhen tumor marker laboratorike. Si procedura plotësuese diagnostikuese janë edhe tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike. Diagnoza përfundimtare jepet pas operacionit, ku me procedurë histopatologjike ekzaminohet materiali i dyshimtë dhe caktohet tipi dhe stadiumi i sëmundjes, prej të cilave varet terapia e mëtejshme.
Mjekimi dhe trajtimi
Trajtimi për karcinomën e vezoreve shpesh është intervenimi kirurgjik. Me fjalë të tjera, pacientet së pari mjekohen me operacion, intervenim që ka karakteristika të veçanta kirurgjike. Te pacientet të cilat diagnostikohen në stadiumin e hershëm të sëmundjes nuk nevojitet terapi tjetër përveç intervenimit kirurgjik. Te të tjerat, mjekimi post operativ vazhdon me kimioterapi ose nëse është fjala për sëmundje të avancuar lokal, mjekimi mund të fillojë me kimioterapi, pas çka do të vijonte trajtimi operativ.