Me ndihmën e protezave të zërit, pacientët mund të flasin përsëri

Heqja e plotë e laringut tek rastet me kancer të laringut (fytit), lë një seri pasojash tek pacientët, ndërkohë që sipas Dr. Lirim Demirit, pasoja më e rëndë është humbja e përhershme e zërit.  Por, për fat të mirë,  në 10 vitet e fundit, aplikohet metoda bashkëkohore e rehabilitimit të zërit, me anë të protezave të zërit, të cilat përpunohen vetëm në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’.

Heqja e plotë e laringut tek rastet me kancer të laringut (fytit), lë një seri pasojash tek pacientët, ndërkohë që sipas Dr. Lirim Demirit, pasoja më e rëndë është humbja e përhershme e zërit.  Por, për fat të mirë,  në 10 vitet e fundit, aplikohet metoda bashkëkohore e rehabilitimit të zërit, me anë të protezave të zërit, të cilat përpunohen vetëm në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’.

Protezat e zërit

Proteza e zërit është një metodë e re, e cila mund të vendoset gjatë operacionit ose pas operacionit. Këto proteza vendosen në formë kirurgjike, pas mënjanimit të plotë të laringut, apo pas përfundimit të terapisë me rrezatim.

Si duken protezat e zërit?

Ato janë shumë të vogla (6-12 mm), të përpunuara nga material silikoni dhe kanë valvul të pakthyeshme në mënyrë që të parandalohet rrjedhja e ushqimit dhe e pështymës në mushkëri.  Qëndrueshmëria e protezave është rreth 3-4 muaj,  më pas, në mënyrë të thjeshtë dhe pa dhimbje zëvendësohen me të reja.  Me vendosjen e protezave të zërit, pacientët kanë përsëri mundësi për të folur. Indikues për vendosjen e tyre është gjendja e mirë psikofizike e pacientit, traheostoma e gjërë (hapja e laringut), funksioni i mirë i mushkërive dhe rregullat e mira të higjenës.

Kanceri i laringut

Kanceri i laringut përbën 1-2% të të gjitha kancereve, ose 2-10 raste nga 100.000 banorë. Nga ky lloj i kancerit, meshkujt preken 4-10 herë më shpesh se femrat. Zakonisht shfaqet pas moshës 50 vjeçare, dhe shkaku më i madh i rrezikut për shfaqjen e kësaj sëmundje është pirja e duhanit. Për duhanpirësit, shfaqja e kësaj sëmundje është 5-25 herë më e lartë. Si faktorë të rrezikut përmenden edhe refluksi gastroezofageal, irritimi ndaj kimikaleve, asbest, etj.

Trajtimi dhe diagnoza

Ekzistojnë dy lloje të trajtimit të kacerit të laringut: trajtimi kirurgjik dhe trajtimi radioterapeutik. Kimioterapia zakonisht përdoret si një trajtim shtesë i trajtimit kirurgjik dhe trajtimit me radioterapi. Lloji dhe forma e trajtimit kirurgjik, varet nga pozicioni dhe madhësia e kancerit, si dhe nga përhapja e sëmundjes. Në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së tumorit , operacioni mund të jetë funksional, kur hiqet vetëm tumori  me një pjesë të zërit apo i gjithë zëri (chordectomia). Ekzistojnë edhe laringektomi funksionale tek të cilët mënjanohet tumori dhe një pjesë e laringut (laringektomi pjesërisht horizontale dhe vertikale.  Nëse tumori është i madh dhe në fazë të vonë, është e nevojshme që të mënjanohet i gjithë laringu (laringektomi totale).  Duhet theksuar se tek shumica e intervenimeve kirurgjike, për shkak të sigurimit të frymëmarrjes, [shtë e nevojshme që të krijohet traheostomi e përkohshme ose e përhershme, me anë të hapjes së fytit nëpërmjet tzë cilit pacienti do të mund të marrë frymës pas operacionit.  Nëse ekzistojnë edhe metastaza të nyjeve limfatike në qafë, është e nevojshme që të bëhet diseksion selektiv ose radikal në qafë dhe të mënjanohen nyjet limfatike në njërën anë apo në të dyja anët e qafës.  Pas operacionit, vijon kontrolli onkologjik dhe vlerësimi për trajtimin e mëtejshëm (radioterapia, kimioterapia). Ndonjëherë tumori mund të jetë i madh dhe nuk mund të trajtohet kirurgjikisht. Në raste të tilla, mënyra e vetme e trajtimit mund të jetë terapia rrezatuese dhe kimioterapia.

Shpërndaj