Mjalti në shërbim të bukurisë

Legjenda thotë se mjalti ishte arma e vetme të cilën Kleopatra e përdorte për bukurinë e saj. Mjalti përmban të gjithë përbërësit e natyrshëm që I nevojiten lëkurës tuaj. Ai është plot me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e rrudhave dhe plakjen e lëkurës. Veprimi I tij antibacterial ndihmon në parandalimin e shfaqjens së puçrrave dhe I lufton ato.

sistina

Si mund të ndihmojë mjalti në bukurinë tuaj:

  1. Mjalti është një maskë e përkryer për fytyrën tuaj pasi I largon të gjitha papastërtitë, ushqen lëkurën e thatë dhe të dehidratuar, dhe ndihmon në largimin e puçrrave.
  2. Mjalti mund të përdoret dhe si rigjenerues I flokëve. Përzieni të njejtën sasi të mjaltit dhe të vajit të ullirit dhe më pas aplikojeni atë në flokët tuaj. Mbështilleni kokën me një peshqir të ngrohtë dhe lëreni atë të kryej funksionin e duhur për një orë e gjysëm. Më pas lani  flokët tuaj me shampo.
  3. Mjalti ndihmon edhe në uljen e peshës trupore. Përzieni mjalt dhe kanellë në një liter ujë të ngrohtë. Gjysmën e këtij lëngu pijeni gjysëm ore para ngrënies së mëngjesit dhe gjysmën tjetër në mbrëmje. Kjo përbërje nuk lejon shfaqjen e yndyrës në organizëm.

Shpërndaj