Dr. Jovkovski nga “Acibadem Sistina” këshillon mbi ndotjen
Gjëja më e mirë është që të merrni frymë nëpërmjet hundës, sepse membrana e mukozës së hundës ka shumë të cilat i ruajnë grimcat më të mëdha, lagështinë e mukozës i ngjat dhe i ruan. Maskat të cilat janë shumë të njohura kohët e fundit të cilat janë tepër të disponueshme, nuk janë praktike pasi nuk ofrojnë asnjë mbrojtje. Poret e tyre janë shumë më të gjëra dhe shumë më të depërtueshme, prandaj mos u mbështetni në to, këshilloi Dr. Oliver Jovkovski nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” për portalin “Telegraf mk”.
Të sëmurët kronik nga sëmundjet e frymëmarrjes (astmë, bronkit kronik), por edhe pacientët me sëmundje kardiologjike, janë veçanërisht të pambrojtur ndaj grimcave të ndotjes së ajrit, u shpreh Dr. Jovkovski, pulmoalergolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, i cili jep rekomandime se çfarë duhet të bëjë secili prej nesh që të mund të thith sa më pak ajrin e ndotur.
Gjëja më e mirë është që të merni frymë nëpërmjet hundës, sepse membrana e mukozës së hundës ka shumë të cilat i ruajnë grimcat më të mëdha, lagështinë e mukozës i ngjat dhe i ruan. Maskat të cilat janë shumë të njohura kohët e fundit të cilat janë tepër të disponueshme, nuk janë praktike pasi nuk ofrojnë asnjë mbrojtje. Poret e tyre janë shumë më të gjëra dhe shumë më të depërtueshme, prandaj mos u mbështetni në to. Në treg ka shumë pajisje të cilat reklamohen si pastrues të ajrit, por pajisjet shtëpiake nuk mund të kontribuojnë shumë për pastrimin. Ekziston teknologji e cila do t’ju bëjë që të thithni ajër të pastër në ambiente të mbyllura, por ajo është shumë e shtrejntë, thotë Dr. Jovkovski.
Ai theksoi se grupet më të cënueshme janë të sëmurët me sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma, bronkit kronik dhe pacientët me sëmundje kardiologjike. Të sëmurët nga frymëmarrja janë veçanërisht të pambrojtur pasi një pjesë e tyre konsumojnë duhan. Nën rrezik janë dhe fëmijët tek të cilët pritet rritje e akumulimit të ndotjes së ajrit gjatë gjithë jetës, si dhe personat e rritur dhe të cilët janë të shëndetshëm.
Të sëmurët kronik, të moshuarit dhe fëmijët duhet të ekspozohen sa më pak në ambiente të hapura, dhe të kalojnë me tepër kohë në ambiente të mbyllura. Në ato periudha të vitit kur grimcat janë më të shpeshta dhe më të shumta, është mirë që të praktikoni të qëndroni në ambiente të mbyllura. Nëse niveli i grimcave ndotëse në ajër është i rritur, nuk duhet ti mbani hapur dritaret – thotë Dr. Jovkovski. Ai shpjegon se PM10 dhe PM 2,5 janë dy lloje të grimcave më të përhapura dhe janë përbërësit kryesorë të ndotjes së ajrit. Shifrat e tregojnë madhësinë e tyre në mikrometra.këto grimca filtrohen me shumë vështirësi, dhe nëpërmjet mushkërive futen në të gjitha organet dhe në gjak. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë dhe më shpejtë depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes, por edhe nëpërmjet qarkullimit të mushkërive mund të arrijnë në qarkullimin sistemik. Ndotësit e tjerë si dioksidi i squfurit, dioksidi i azotit dhe CO2 e ndotin më tepër mjedisin, por ndikojnë në mënyrë lokale tek mushkëritë – shpjegoi Dr. Jovkovski. Masa të tjera të cilat mund ta reduktonë ndotjen e ajrit, është dislokimi i ndotësve të rëndë dhe rindërtimi i parqeve të vjetëruara të makinave, duke pasur parasyshë se automjetet e reja ndotin 500 herë më pak.