Meshkujt dhe femrat ndryshojnë edhe nga zemra

Zemra e gruas është konsideruar gjithmonë si më e ndjeshme në krahasim me zemrën e burrit.  Në fakt kjo është e vërtetë. Zemra e gruas është më e vogël, më e ndjeshme ndaj ndryshimeve, dhe e përballon më me vështirsi infarktin në krahasim me zemrën e burrit. Edhe përkrah faktit që gjithmonë është konsideruar se meshkujt janë më të prekur ndaj sëmundjeve të zemrës, gjysma e grave në mbarë botën vdesin si rezultat i çrregullimeve kardiovaskulare mbi moshën 40 vjeçare.

60 gramë më e lehtë

Zemra e grave është më e vogël e ajo e meshkujve. Nëse zemra e gruas peshon 118 gramë, zemra e mashkullit peshon 60 gramë më tepër.

Vena më të holla dhe më të ndjeshme

Gratë kanë vena më të holla. Mesatarisht, venat e grave janë më të holla 1 mm  më të holla se ato të meshkujve.

 Kapërcime më të shpeshta të rrahjeve të zemrës (palpitime)

Struktura e valvulave të zemrës së gruas është më e dobët se ajo e meshkujve. Çrregullimet e valvulave  dhe problemet me palpitimin janë më të shpeshta tek gratë.

Simptoma të fshehta dhe të ndryshme

Diagnostikimi i sëmundjeve të zemrës tek gratë është më i vështirë, për shkak se nuk shfaqen simtoma të qarta.  Shpesh, testi i EKG-së jep rezultate normale.  Nëlse tek meshkujt karakteristike është dhimbja në kraharor, gratë zakonisht kanë mungesë të ajrit, dobësi, lodhje dhe fryerje. Prandaj, diagnostikimi i sëmundjeve të zemrës tek gratë, është një sfidë e vërtetë.  Për vendosjen e diagnozës tek zemra e gruas, është e nevojshme të bëhen shqyrtime të detajuara.

Janë më pak të përballueshme ndaj sulmit në zemër

Zemra e gruas shërohet më me vështirësi pas sulmit në zemër. Ndryshe nga meshkujt, gratë janë më të rrezikuara ndaj vdekjes pas sulmit në zemër.

Rreh më shpejtë

Zemra e gruas rreh më shpejtë.  Nëse numri mesatar i rrahjeve të zemrës tek meshkujt është 70-72, tek gratë  varion nga 78-82.

Më e ndjeshme ndaj efekteve anësore të ilaçeve

Zemra e gruas është veçanërisht e ndjeshme ndaj efekteve anësore të ilaçeve . Mundësia për shfaqjen e çrregullimeve të rrahjeve të zemrës është më e madhe tek femrat sesa tek meshkujt.

Venat janë më rezistuese ndaj zhvillimit të sëmundjeve

Edhe pse janë më të ndjeshme dhe më të holla, venat e grave janë më  rezistente ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.  Në krahasim me meshkujt, ekziston një diferencë 10 vjeçare në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës tek gratë. Kjo diferencë nuk ekziston më pas menopauzës.

Shpërndaj