Meshkujt e rinj me rrezik më të madh për karcinom të testikujve

Karcinomi i testikujve më shpesh paraqitet te popullata e re, te meshkujt në moshën nga 18 deri në 35 vjeç, por të prekur janë edhe të moshuarit. Urologu Dr. Daniel Petrovski nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” thotë se prania e këtyre tumoreve  te popullata e meshkujve nuk është e madhe, 3% nga të gjithë tumore, por tregon rëndësinë nga zbulimi i hershëm dhe diagnostikim në kohë. Shkaku i vërtetë për paraqitjen e karcinomit të testikujve nuk është i njohur. Rreziku më i madh, që është dëshmuar me studime, kanë meshkujt që kanë pasur testikul i pa zbritur. Këto persona kanë 10 herë rrezik më të madh të sëmurohen nga karcinomi i testikujve.

“Mendohet se hormoni mashkullor testosteron ka ndikim në paraqitjen e këtij karcionomi prandaj e kanë vetëm meshkujt. Ekzistojnë disa tregues që tregojnë për paraqitje më të rritur të karcinomit të testikujve. Bëhet fjalë për fëmijët që kanë pasur testikuj të pa zbritur në skrotum (kriptokizëm) deri në moshën e tyre 3 vjeçare dhe sindromi i Klinfelterit ose abnormaliteti i i kromozomeve nga lindja. Vërehet se këta njerëz janë me rrezik të madh të sëmurohen nga karcinomi i testikujve”, shpjegon Dr. Petrovski.

Në grupin e rrezikuar, përveç pacientëve që kanë vuajtur nga testikuli i pa zbritur janë edhe ata që ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit të çfarë do lloj forme. Dr. Petrovski thekson se ky lloj i karcinomit shumë herët fillon të metastazojë. Gjëndrat primare për metastazim, që drenazhojnë limfën nga testikujt, janë gjëndrat në retroperitoneumin, rreth aortës dhe venës cava. Qendra për onkologji dhe radioterapi në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” posedon aparate më bashkëkohore për diagnostikim të hershëm të karcinomit, qasje multidisiplinare dhe terapi efikase të qëllimshëm.

Vetëkontrolli- parandalimi më i mirë

Mbrojtja absolute nga karcinomi i testikujve nuk ka, prandaj vetëkontrolli është me rëndësi të madhe dhe mundëson zbulim të hershëm dhe trajtim të suksesshëm. Dr. Petrovski thotë se nuk është e lehtë që të binden meshkujt se vetëkontrolli i testikujve është praktikë normale për dallim nga femrat që rregullisht bëjnë vetëkontrollin e gjinjve gjatë muajit.

“Patjetër duhet të ekzistojë ndërgjegjësimi te popullata e meshkujve se për çdo ndryshim në testikujt duhet menjëherë të paraqesin te mjeku për të kryer kontroll. Nëse nuk veprojnë në kohë ose kontrolli te mjeku prolongohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për ciste, në ndërkohë do të zmadhohet nga një centimetër deri në tre centimetra. Më e rëndësishme është që të përjashtohet mundësia për tumorin si sëmundje dhe kjo konfirmohet vetëm gjatë kryerjes së kontrollit.

Ndryshimet tumorale në testikulin nuk manifestohen me dhimbje por vizualisht vërehen në formën e testikulit. Këto janë indikacionet kryesore. Si rritet tumori, testikuli zmadhohet, mund të japë edhe metastaze të nyjave limfatike të barkut, prandaj është e rëndësishme të detektohet sa më herët. Terapi ka, bëhet fjalë për terapi citostatikë, por pas heqjes së testikulit”, thotë Dr. Petrovski.

Rekomandimi i tij është që të bëhet vetëkontrolli i testikujve pas çdo larje, kur lëkura e skrotumit është e relaksuar. Nëse vërehet ndonjë asimetri në madhësinë e testikulit duhet të kërkohet mendim mjekësor.

Asimetria ose gungë në testikulin- alarm për karcinom

Karcinomi i testikujve zakonisht nuk tregon simptoma të hershme. Dyshim paraqitet kur në testikujt vërehet një masë (ndjenjë e vështirësisë) ose gungë me madhësi sa një kokërr bizele, edhe pse masa në testikujt jo gjithmonë jep shenjë për kancer dhe zakonisht nuk ka dhimbje. Simptoma tjera që mund të tregojnë për karcinom janë zmadhimi ose zvogëlimi signifikant të njërit prej testikujve, duke ndjerë vështirësi në skrotum ose dhimbje të pakëndshme në ijët ose në pjesën e poshtme të barkut.

Megjithatë, Dr. Petrovski thotë se këto simptoma jo gjithmonë tregojnë se  një mashkull ka kancer i testikujve. Këto ndryshime mund të japin edhe sëmundje sekondare, siç janë hidrocelat, cistet e epidideve dhe varikocela- zgjerimi i venave të gjakut.

Pas intervenimit kirurgjikal (orkiektomia- heqja e testikulit të sëmurë) më shpesh praktikohet kimioterapia ose radioterapia, ndërsa terapia dhe dozimi varen nga ajo a ka ose s’ka metastaza. Dr. Petrovski thotë se me vetë faktin se një testikul është hequr, pastaj përdoret terapia rrezatuese, ulet fertiliteti te mashkulli.

Por me heqjen e testikulit nuk humbet fertiliteti. Testikujt janë dy organe ashtu që testikuli tjetër ndërmerr rolin. Por, nëse bëhet fjalë për një pacient më të ri me kancer të diagnostikuar në testikulin, ekziston mundësia që sipas dëshirës së tij para ndërhyrjes operative të deponojë spermë në bankën për spermë që në të ardhmen do të shfrytëzohet për krijimin e pasardhësve së tij.

 

 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura