Metastazat në tru

Shumë tumore malinje metastazohen në tru. Kjo do të thotë se qelizat e tumorit nga vendi fillestar I shjfaqjes së tyre, përhapen  (zakonisht nëpërmjet qarkullimit të gjakut) në tru.  Ka shumë raste në të cilat tek pacienti fillimisht zbulohet tumori i trurit (I cili përcaktohet se në fakt është metastatik) dhe më pas me anë të shqyrtimeve të tjera shtesë zbulohet tumori primar.  Dijenia për ekzistencën e metastazës në tru është një stres Iivërtetë si për pacientin ashtu edhe për anëtarët e familjes së tij.

Shumë tumore malinje metastazohen në tru. Kjo do të thotë se qelizat e tumorit nga vendi fillestar I shjfaqjes së tyre, përhapen  (zakonisht nëpërmjet qarkullimit të gjakut) në tru.  Ka shumë raste në të cilat tek pacienti fillimisht zbulohet tumori i trurit (I cili përcaktohet se në fakt është metastatik) dhe më pas me anë të shqyrtimeve të tjera shtesë zbulohet tumori primar.  Dijenia për ekzistencën e metastazës në tru është një stres Iivërtetë si për pacientin ashtu edhe për anëtarët e familjes së tij.

A mund të bëhet diçka në lidhje me të apo gjithçka është e kotë pasi beteja është e humbur?

Çdo pacient është i veçantë, kështu që edhe mjekimi duhet të jetë i përshtaqtshëm me nevojat e çdo pacienti. Është tepër e rëndësishme që të kemi një pasqyrim diagnostik të gjendjes së përgjithshme shëndetësore (mosha, zemra dhe enët e gjakut,stomaku, sëmundja e sheqerit, etj.) kështu edhe në lidhje me aspektin onkologjik (prania e metastazave gjatë kontrollit dhe ekzaminime të tjera radiologjike).  Pasqyrimi më i plotë i trupit arrihet me anë të skanimit me PET/CT në të gjithë trupin, një procedurë kjo e cila lejon zbulimin e vatrave të tumorit në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas nevojës, ky skanim mund të plotësohet edhe me procedura të tjera diagnostikuese (tomografi kompjuterike, resonance magnetike), shpjegoi Dr. Lulzim Agai, neurokirurg në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Ndaj çfarë duhet të tregohemi të kujdesshëm?

Pacienti I cili I është nënshtruar operacionit dhe merr  trajtim për shkak të pranisë së tumorit në çfarë do lloj  pjese të trupit, duhet të jetë nën mbikqyrjen onkologjike. Përveç të tjerash, në këtë mënyrë përcaktohet edhe rreziku I mundshëm nga metastazat e trurit , në bazë të saj rekomandohet mbikqyrja onkologjike  e gjendjes së pacientit (follow up). Simptomat të cilat tregojnë se duhet të kërkoni ndihmë mjekësore janë:  dhimbja e kokës e cila është ndryshe nga ato të cilat i keni pasur derimë tani, veçanërisht nëse shoqërohet me të përziera; problemet me shikimin (shikim të turbullt, shikim dupllo (të dyfishtë) apo humbje të shikimit); ngurtësim apo mpirje të ndonjë pjese të trupit, paralizë apo vështirësi në lëvizje të ndonjë pjese të trupit;  problem me balancën apo rënie të shpeshta;  problem me shqiptimin e fjalëve, konvulsione apo spazma (ngërçe).  Në rastet e shfaqjes së këtyre shqetësimeve, rekomandohet filmimi i trurit (tomografi kompjuterike  ose  resonancë magnetike native) si dhe konsultimi me mjekun neurokirurg.

Metastazat në tru mund të trajtohen

Sot, falë zhvillimit të mjekësisë dhe teknologjisë,  këto tumore mund të mjekohen. Çelësi ëstë tek zbulimi i hershëm i tyre.  Prandaj, është e rëndësishme që pacientët  me kancer të mushkërive, gjirit, veshkave, zorrës së trashë dhe melanoma, të edukohen në mënyrë që metastazat të zbulohen në kohë, atëherë kur mundësitë për trajtim janë më të mëdha.  Tumoret të cilat zakonisht zhvillojnë metastaza në tru, janë kanceri në mushëri, në gji, në veshka, në zorrën e trashë dhe melanoma.  Pasi të diagnostikohen metastazat në tru, hapi tjetër është konsultimi me mjekun neurokirurg dhe onkolog terapeut. Në dispozicionë janë trajtime të shumta të cilat zbatohen në varësi të numrit të metastazave dhe vendndodhjes së tyre.  Këtu bën pjesë:  Trajtimi kirurgjik –  I cili zbatohet në rast se ka një metastazë në atë pjesë tëe trurit në të cilën mund të kryhet operacioni. Për këtë vendos mjeku neurokirurg në bazë të gjetjeve apo zbulimeve të marra nga procedurat diagnostike. Radiokirurgjia –  e cila nënkupton shkatërrimin e AND-së së tumorit, me anë të të cilës qelizat e tumorit nuk mund të zhvillohen dhe të përhapen më tej.  Kjo lloj terapie është terapia e vetme për trajtimin e tumoreve  të cilat janë në vende të paarritshme ne tru dhe nuk mund të hiqen me anë të intervenimit kirurgjik. Me anë të saj trajtohen tumoret  më të vogla në tru të cilat janë më të vogla se 3 cm. Radiokirurgjia është alternative e kirurgjisë klasike. Kimioterapia –  ka të bëjë me trajtimin me ilaçe, të cilat kanë për qëllim shkatërrimin e qelizave kancerogjene. Në disa raste kimioterapia përdoret si një trajtim për të siguruar kontrollin e disa metastazave të caktuara në tru.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura