Miomat e mitrës janë tumore beninje të muskulaturës së lëmuar dhe indit lidhës fibroz. Hasen më së shpeshti te femrat në moshën mbi 35 vjeç. Miomat janë formacione që variojnë sipas madhësisë dhe numrit. Sipas lokalizmit ndahen në:
subseroze- loklalizohohen nën mbulesën seroze të mitrës
intramurale- lokalizohen në murin e mitrës dhe mund të lokalizohen edhe në trupin ose qafën e mitrës
submukoze- lokalozohen në brendësinë e mitrës, nën mukozën endometriale
Disa prej tyre, nëse janë në formë laku mund të dalin nëpërmjet qafës së mitrës dhe vagjinës dhe atëherë quhen mioma që linden dhe zakonisht shkaktojnë dhimbje të ngjashme me dhimbjet e lindjes të shoqëruara me gjakderdhje dhe mund të shqetësojnë pacienten, shpjegon Dr. Elizabeta Matevska Atanasovska, gjinekologe – obstetre nga Spitali klinik “Acibadem Sistina”.
Shkaqet për shfaqjen e tyre
Shkaqet për shfaqjen e miomëve edhe nuk janë të njohura por për shkak se më së shpeshti krijohen gjatë periudhës riprodhuese të gruas, ndërsa zvogëlohen ose nuk rriten gjatë periudhës së menopauzës, supozohet se për krijimin e tyre ndikojnë hormonet seksuale femërore. Miomat janë të ndjeshme ndaj terapisë antiestrogjene. Niveli i lartë i hormoneve estrogjene, ndërsa niveli i ulët i progjesteronit, ovulacionet të parregullta janë faktorët e rrezikut ose faktorët që favorizojnë krijimin dhe rritjen e miomave. Faktorët e tjerë të rrezikut janë mosha mbi 35 vjeç, predispozita gjenetike- për 2,5 herë rrit incidencën për shfaqjen e miomës, indeks të rritur të masës trupore, ushqim të pasur me mish të kuq, shtatzëni, lindje multiple.
Simptomat
Numri më i madh i miomave, deri në 50-70%, nuk shkaktojnë simptoma. Ato zbulohen rastësisht, gjatë një ekzaminimi rutinë gjinekologjik. Simptomat varen nga madhësia dhe lokalizimi i miomës. Simptoma më e zakonshme dhe më konstante është ekzistimi i gjakderdhjes jonormale (mund të jetë hipermenorrea, ose gjakderdhje menstruale e bollshme, pastaj menorragjia, ose gjakderdhje menstruale e zgjatur dhe metroragjia, ose gjakderdhje e parregullt ndërmenstruale).Për shkak të rritjes, ato mund të shkaktojnë dhimbje, e cila është simptoma e dytë më e zakonshme. Mund të shfaqet në organet përreth në legenin e vogël ose shtyllën kurrizore. Pacienti mund të urinojë më shpesh të mos urinojë për shkak të presionit në fshikëz, si dhe të shfaqen dhimbje gjatë defekimit për shkak të presionit të mbiomës mbi zorrën e trashë. Dhimbjet mund të theksohen gjatë marrëdhënieve seksuale dhe pacientja mund të ankohet për fryrje abdominale dhe presion të papërcaktuar në pjesën e poshtme të barkut. E gjithë kjo mund të shoqërohet me analiza evidente laboratorike te pacientja, në favor të anemisë dytësore të shkallëve të ndryshme.
Si vendoset diagnoza?
Ekzaminimi gjinekologjik bimanual është i detyrueshëm, ultratingull transvagjinal, ndonjëherë edhe transabdominal, i cili vizualizon më mirë miomat më të mëdha supseroze. Te pacientet me gjakderdhje abnormale, kiretazhi eksplorues përdoret si një procedurë diagnostike. Materiali dërgohet për analizë histopatologjike, sidomos kur dyshohet për ekzistimin e ndryshimeve malinje. Procedurat shtesë diagnostikuese përfshijnë CT të organeve të legenit të vogël, histeroskopinë ose laparoskopinë.
Komplikimet
Si një komplikim, steriliteti mund të ndodhë për shkak të transportit të dëmtuar të spermatozoideve, pakalueshmërisë së qafës së mitrës ose transportit në tubat fallopiane dhe pamundësisë së implantimit të qelizës vezë të fekonduar. Komplikimi më i rrallë, por edhe më i keq është alterimi malinj i miomës, i cili përfaqësohet në 0,5%.
Miomat dhe shtatzënia
Megjithatë, në rast se ndodh shtatzënia, rritet numri i aborteve spontane, lindja e parakohshme, çrregullimet në funksionin e placentës, dhimbje, ënjtje dhe presion në enët e mëdha të gjakut të ekstremiteteve të poshtme, prezantime të pazakonta të vendosjes së fetusit gjatë shtatzënisë si dhe gjakderdhje më të bollshme pas lindjes.
Kur duhet të bëhet trajtimi?
Jo të gjitha miomat kërkojnë trajtim, domethënë jo të gjitha miomat duhet të operohen. Varet nga madhësia, rritja, lokalizimi, simptomat e shkaktuara nga mioma, si dhe nga riprodhimi i gruas. Prandaj, çdo pacient ekzaminohet dhe planifikohet individualisht. Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” kryhen disa lloje operacionesh, të cilat varen nga lokalizimi, madhësia e miomës, si dhe nga edukimi i ekipit operativ, pra nga disponueshmëria e teknikës së kërkuar për një procedurë specifike operative. Për çdo ndërhyrje janë përgatitur pako speciale kirurgjikale gjinekologjike me çmime të përballueshme.