Sigurisht që ekzistojnë trajtime dhe këshillime për parandalimin e e puçrrave. Por këto këshilla jo gjithmonë janë këshilla të provuara mjekësore.
Kemi paraqitur një listë me tetë mendime që zakonisht ndihmojnë në përmirësimin e akneve në fytyrë.
1. Pasta e dhëmbëve i përthan puçrrat
Ndoshta produktet e dhëmbëve mund të ndihmojnë në tharjen e akneve, por gjithashtu mund ta lënë lëkurën të thatë dhe të irrituar, për këtë arsye është më mirë të mos e praktikoni këtë gjë dhe të mos e ndërlikoni situatën më tepër.
2. Çokollata ndihmon në shfaqjen e puçrrave
Ky phim ende nuk është provuar. Por ushqime të cilat përmbajnë produkte të qumështit dhe nivel të lartë të sheqerit, lidhen me shfaqjen e akneve në lëkurë. Prandaj, nëse mendoni se çokollata shkakton shfaqjen e puçrrave, atëherë mundohuni ta shmangni atë. Zakonisht, njerëzit hanë çokollatë kur janë të stresuar, gjë që mund të luajë rol në procesin e përgjithshëm.
3. Nëse i shtypni, puçrrat do të zhduken më shpejtë
Të gjithë e bëjmë këtë gjë herë pas here, dhe mendojmë se kjo është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë, por nuk marrim parasyshë shenjat dhe lëndimet që mbeten më pas në lëkurë. Sa herë që i shtypim ato, në fakt përmbajtjen (rrënjën) e puçrrave e shtyjmë më thellë brenda lëkurës.
4. Për shkak të stërvitjes më shfaqen puçrra
Mund të jetë e vërtetë por jo domosdoshmërisht. Nëse djersa qëndron gjatë në trupin tuaj, atëherë mund të shfaqen puçrra në lëkurë. Pas çdo stërvitje duhet patjetër të bëni banjo.
5. Gjatë ciklit menstrual, më shfaqen më tepër puçrra
Është e vërtetë, hormonet luajnë rol në shfaqjen e puçrrave. Shfaqja e puçrrave është e mundshme gjatë ciklit menstrual dhe gjatë shtatzanisë. Ilaçet kontraceptive ndonjëherë mund të shërbejnë për trajtimin efektiv dhe kontrollin e puçrrave.
6. Më të rriturit nuk duhet të kenë puçrra
Kjo është një deklaratë të cilën të gjithë do të donim të ishte e vërtetë. Por, puçrrat jo vetm që mund të vazhdojnë dhe në moshë të rritur, por tek disa persona ato shfaqen edhe për shkak të mosbalancimit të hormoneve në trup.
7. Pas rruajtjes më shfaqen puçrra
Qimet nën lëkurë ndonjëherë ngjajnë si puçrra. Uji i oksigjenuar që rekomandohet shpesh për puçrra mund të ndihmojë në trajtimin e tyre.Rekomandohet rruajtje në kohë dhe me aparat rrojtës elektrik, pasi në këtë mënyrë mund të shmangni irritimin e lëkurës.
8. Solari do të më ndihmojë në pastrimin e lëkurës
Ndoshta është e vërtetë, por nuk keni përse të zgjidhni për këtë opsion. Askush nuk do të donte të rrezikonte shfaqjen e kancerit në lëkurë, vetëm për të pasur një lëkurë të pastër.