Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (HOBB) është një sëmundje serioze e cila ndikon në vështirësitë e frymëmarrjes dhe me kalimin e kohës mund t’ju çojë në gjendje që të mos mund të kujdeseni për veten. Në thelb, bëhet fjalë për një sëmundje inflamatore e sila sulmon alveolat (flluskat respiratore) dhe shkakton shkatërrimin e tyre që klinikisht manifestohet si emfizemë ose ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes duke shkaktuar bronkit kronik, zakonisht shfaqen të dyja sëbashku. Sëmundja është shumë rrallë e izoluar, zakonisht është e shoqëruar edhe me sëmundje të sistemit kardiovaskular (sëmundja e arteries koronare, presioni i lartë i gjakut, insuficienca e zemrës) arteroskleroa e përgjithësuar, diabeti, osteoporoza, kanceri i mushkërive dhe kanceri në pjesë të tjera si dhe shumë sëmundje të tjera. Prandaj, zakonisht konsiderohet se bëhet fjalë për sëmundje multi-sistemike, ndërkohë që manifestimi i mushkërive është vetëm një nga format e manifestimit të kësaj sëmundje, shpjegon Dr. Kamelja Bushljetiq, pulmoalergologe.
Konsumi i duhanit është faktori kryesor i shfaqjes së HOBB
Faktori më i madh i rrezikut është duhanpirja. Sipas statistikave 20% e duhanpirësve preken nga HOBB, veçanërisht ata të cilët konsumojnë prej kohësh dhe më shumë cigare në ditë. Përveç pirjes së duhanit, një tjetër faktor rreziku është ndotja e ajrit si dhe përdorimi i lëndëve djegëse shtëpiake si dhe gazrat dhe lëndët e dëmshme në vëndin e punës. Ndonjëherë mund të shfaqet që në lindje për shkak të mungesës së një prej mbrojtësve të mushkërive – alfa1 antitripsina.
Keni kollë, nuk merrni dot frymë – paraqituni menjëherë tek mjeku
Simptoma më e zakonshme është kolla kronike, me ose pa nxjerrje të sekrecionit, mungesë të ajrit, me fishkëllimë në gjoks. Meqënëse kolla është pjesë përbërëse e jetës së duhanpirësve, veçanërisht atyre personave të cilët konsumojnë duhan prej vitesh, sëmundja zakonisht zbulohet në fazë të avancuar të cilën ne mjekët e klasifikojmë së një shkallë mesatarisht e rëndë. Një numër i madh i pacientëve për shkak të simptomave të tyre kërkojnë ndihmë në klinika të tjera, zakonisht në kardiologji. Momentalisht, në SHBA vuajnë 12 milionë persona nga HOBB, dhe mendohet se edhe 12 milionë persona nuk janë ende diagnostikuar.
Test për frymëmarrjen – spirometria
Sëmundja diagnostikohet me anë të spirometrisë me ndihmën e një aparati të thjeshtë – spirometër, i cili na jep mundësinë për të përcaktuar se sa ajër mund të përthithim dhe të nxjerrim dhe në varësi të saj të përcaktojmë kapacitetin dhe vëllimin e mushkërive tona si dhe raportin ndërmjet tyre. Ky është testi më i thjeshtë, por si një procedurë diagnostikuese shtesë kemi nevijë për kryerjen e kompjuterit të mushkërive dhe përcaktimin e shpërndarjes së monoksidit të karbonit.
Hiqni dorë nga pirja e duhanit
Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është ndryshimi i zakoneve të jetesës, pacienti të heqë dorë nga pirja e duhanit. Në të njejtën kohë ky është vendimi më i vështirë që mund të marrë pacienti. Pirja e duhanit është një varësi kimike dhe është tepër e vështirë për të hequr dorë, edhe pse vetë duhanpirësit mendojnë se kjo nuk është problem për ta, dhe nuk janë të vetëdijshëm se mjaton vetëm një thithje e duhanit dhe përsëri ti kthehen konsumit të duhanit. Trajtimi tjetër është medikamentoz me anë të ilaçeve, më pas terapia me anë të oksigjenit, trajtimi kirurgjikal dhe rehabilitimi.
Trajtimi me bronkodilatatorë
Medikamentet bazë janë bronkodilatatorët – medikamente të cilat i hapin rrugët e frymëmarrjes, me anë të relaksimit të muskujve të rrugëve të frymëmarrjes. Kortikosteroidet – medikamente të cilat ndihmojnë të mos ketë inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes. Kur sëmundja është në gjendje të përkeqësuar, zakonisht si rezultat i infeksioneve bakteriale ose virale, shtohet terapia me antibiotikë, aplikohet terapia me bronkodilatatorë dhe kortikosteroidë, sipas nevojës jepet edhe terapia me oksigjen ndërsa në rastet më të rënda kur pacienti ka frymëmarrje të rënduar, vendoset në ventilim invaziv ose joinvaziv.
HOBB nuk shërohet por mund të parandalohet
Sëmundja nuk mund të shërohet pasi përfundimisht i dëmton mushkëritë. Nëse nuk e ndaloni pirjen e duhanit, rrjedha e sëmundjes përshpejtohet, ndëkohë që ilaçet ndihmojnë vetëm për të reduktuar simtomat e sëmundjes. Si komplikim i sëmundjes shfaqet edhe dobësim i frymëmarrjes. Përkeqësim i sëmundjeve të tjera shoqëruese, dhe paaftësi të plotë për çdo aktivitet në punë madje edhe në përkujdesjen për vetveten.
Parandalimi
Parandalimi i sëmundjes është i lidhur me ndërprerjen e duhanit dhe me ambientin e shëndetshëm në rrethin e punës. Kryerjen e ushtrimeve dhe me zakonet e shëndetshme të jetesës dhe sigurisht dëgjoni rekomandimet tona, sepse për pacientët tanë ne nuk jemi vetëm mjekë, por edhe miq.