Mos lejoni që sëmundjet e zemrës t’ju prishin pushimet

Sëmundjet e zemrës nuk duhet të jenë pengesë që ju të mund të shijoni udhëtimet tuaja. Dr. Marina Jurikovska, kardiologe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” këshillon se si ti shijoni pushimet tuaja, pavarësisht problemeve tuaja me zemrën. A mund të kem problem me shëndetin nëse shkoj me pushime? Shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës mund të shkojnë me pushime. Nëse zemra juaj është në gjendje të qëndrueshme, e kontrolloni mirë sëmundjen dhe ndiheni mirë, nuk duhet të ketë asnjë problem.

Sëmundjet e zemrës nuk duhet të jenë pengesë që ju të mund të shijoni udhëtimet tuaja. Dr. Marina Jurikovska, kardiologe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” këshillon se si ti shijoni pushimet tuaja, pavarësisht problemeve tuaja me zemrën. A mund të kem problem me shëndetin nëse shkoj me pushime? Shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës mund të shkojnë me pushime. Nëse zemra juaj është në gjendje të qëndrueshme, e kontrolloni mirë sëmundjen dhe ndiheni mirë, nuk duhet të ketë asnjë problem.

Megjithatë, para se të vendosni për destinacionin e pushimeve tuaja, duhet të keni parasyshë:

Mos vizitoni vendet kodrinore si dhe mos kryeni punë të cilat kërkojnë tepër energji, nëse nuk jeni të sigurt se jeni përmirësuar dhe se jeni në gjendje për ti përballuar këto aktivitete.  Bëni një listë të ilaçeve. Të gjitha ilaçet për të cilat keni nevojë duke përfshirë edhe emrin e përgjithshëm  të tyre ( që të mund ta gjeni edhe në shtetin apo vendin ku do të shkoni) shkruajini në një letër dhe ruajeni atë në një vend të sigurt.  Kjo do t’ju duhet në rast se i humbisni ato.

Merrni mjaftueshëm ilaçe me vete që të mund të merrni terapinë e nevojshme përgjatë kohës që do të jeni me pushime

Nëse udhëtoni me avion  apo shkoni në ndonjë shtet tjetër, kërkoni nga kardiologu juaj konfirmim për shëndetin tuaj të përgjithshëm, ilaçet, alergjitë dhe në rast se keni të montuar një stimulues kardiak (Pacemakers). Merrni sigurim udhëtimi , në mënyrë që ti mbuloni shpenzimet në rast nevoje.

A mund të shkoj në vende të cilat janë shumë lart mbi nivelin e detit?

Shmangni vendet të cilat ndodhen në lartësi të mëdha  ( mbi 2000 m mbi nivelin e detit).  Sa më lart të ndodheni aq më i prehtë është ajri.  Kjo do të thotë se në gjak do të keni më pak oksigjen, gjë e cila mund të shkaktoj dhimbje koke ose anginë. 

A mund të udhëtoj në vende të nxehta apo të ftohta?

Shmangni udhëtimet në vende me temperatura tepër të larta apo tepër të ulëta. Këto temperatura mund të shkaktojnë goditje (shok) apo presion shtesë në zemrën tuaj.   

A mund të udhëtoj me avion?

Pacientët me sëmundje kardiovaskulare, mund të udhëtojnë pa problem me avion, pa e rrezikuar shëndetin e tyre. Megjithatë, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe ai do t’ju thotë nëse do të mund të udhëtoni apo jo me avion në varësi të gjendjes tuaj shëndetësore, veçanërisht nëse kohët e fundit keni pësuar  sulm në zemër apo keni kryer operacion të zemrës, ose keni qenë të hispitalizuar për shkak të zemrës.  Nëse doktori juaj jua lejon udhëtimin me avion, atëherë duhet të keni parasyshë:

Nuk duhet të harroni që ta merrni terapinë tuaj të rregullt edhe në avion. Fillimisht duhet të merrni vërtetim nga mjeku për miratimin me fluturim ajror.  Duhet të tregoni kujdes përsa i përket zonave kohore gjatë udhëtimit,  në mënyrë që ti pini në kohë ilaçet tuaja.

A mund të kalojë i sigurt nëpërmjet detektuesve në aeroport?

Nëse jeni të pajisur me një stimulues kardiak,  duhet patjetër ta merrni kartën tuaj identifikuese  të kësaj pajisjeje.  Nëse ju kërkojnë që të kaloni nëpërmjet detektuesve, atëherë kaloni lirshëm pa u ndaluar.  Stimuluesit bashkëkohorë kardiak, janë të mbrojtur mirë dhe nuk shkaktojnë probleme ndaj ndikimeve të jashtme.  A jam i rrezikuar ndaj trombozës së venës së thellë? Për një pjesë të madhe të pacientëve, rreziku ndaj trombozës së venës së thellë është i ulët.  Nëse keni pasur trombozë të venës së thellë, dhe së shpejti keni kryer operacion, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Për të zvogëluar rrezikun e trombozës së venës së thellë, duhet:

Gjatë kohës së fluturimit ndryshoni pozicionin tuaj.

Kryeni ushtrime të thjeshta, duke  i vënë në lëvizje këmbët dhe kyçet e këmbëve.

Pini mjaftueshëm ujë dhe shmangni konsumin e alkoolit dhe të kafeinës  gjatë kohës së fluturimit.

Nëse keni rrezik të lartë të trombozës së venës së thellë, atëherë në mënyrë preventive duhet të bëni gjilpërë. Asnjëherë nuk duhet të pini me mëndjen tuaj aspirinë apo ilaçe të tjera për hollimin e gjakut, pa rekomandimin e mjekut. Ato mund ti pini vetëm nëse janë pjesë e terapisë tuaj të rregullt të lëshuar nga mjeku juaj.

Shpërndaj