Ndihma e parë gjatë gripit

Bllokimi i hundës, dhimbja e muskujve, humbja e oreksit …  dhe e gjithë kjo zgjat për ditë me rradhë. Studimet e fundit kanë treguar se hudhra, xhenxhefili dhe supa e pulës, janë zgjedhja më e mirë për ndihmën e pare gjatë gripit. Lexoni këshillat tona se si ta ndihmoni veten shpejtë dhe thjeshtë në kushtet e shtëpisë dhe sit a forconi imunitetin.

Bllokimi i hundës, dhimbja e muskujve, humbja e oreksit …  dhe e gjithë kjo zgjat për ditë me rradhë. Studimet e fundit kanë treguar se hudhra, xhenxhefili dhe supa e pulës, janë zgjedhja më e mirë për ndihmën e pare gjatë gripit. Lexoni këshillat tona se si ta ndihmoni veten shpejtë dhe thjeshtë në kushtet e shtëpisë dhe sit a forconi imunitetin.

Lëng perimesh

Nëse nuk doni të hani sallatë, atëherë përgatisni lëng perimesh. Në këtë mënyrë trupi do të marrë dozën e antioksidantëve duke përmirësuar kështu sistemin imunitar dhe duke ju dhënë energji. Ju bëftë mirë!

Supë pule

Supa e pulës ndihmon në luftën ndaj viruseve sezonale. Ndihmon në hidratimin e trupit dhe ju ngroh. Studimet kanë treguar se ndihmon në atë mënyrë që të përmirësoj mbrojtjen e trupit ndaj kontaktit me mikroorganizmat, veçanërisht në funksionin e mukozës e cila bën kontaktin e parë me viruset dhe bakteret.

Hudhra

Nëse nuk mund të hani hudhër, përdoreni atë në sallatë apo në supë në mënyrë që ta merrni në organizmin tuaj. Përse pikërisht hudhra? Konsiderohet se e përmirëson sistemin imunitar dhe redukton ënjtjen e mukozës së hundës duke lehtësuar në këtë mënyrë frymëmarrjen dhe ndjenjën e bllokimit.

Xhenxhefili

Ndihmon gjatë dhimbjeve të barkut dhe gjatë rasteve kur ndjeni se keni të përziera.  Disa studime e klasifikojnë si ushqimi numër një i cili lufton inflamacionin në trup. Xhenxhefili do ti jap një shije tepër të kondshme çajit, supës apo lëngut me perime.

Çaji i ngrohtë

Gjatë gripit është mirë që të pini çaj jeshil apo çaj të zi, pasi përmbajnë më tepër antioksidantë. Thithni avullin e çajit të nxehtë në mënyrë që t’ju çlirohet frymëmyrrja. Për të lehtësuar dhimbjen në fyt, hidhni në çaj një lugë mjalt dhe disa pika limon. Në rast se nuk jua pranon organizmi kafeinën në çaj, atëherë çajin jeshil  dhe çajin e zi zëvendësojini me çaj frutash.

Bananja

Në çfarë do lloj forme apo kombinime bananja është një përzgjedhje e përkryer, veçanërisht për viruset e barkut të cilat janë të shoqëruara me dhimbje,  të vjella dhe diarre.

Buka e thekur

Buka e thekur në kombinim me supën e pulës ju ndihmon që të ushqeheni gjatë ditëve kur nuk keni aspak apetit.

Kur duhet të kërkoni ndihmë?

Nëse simptomat e gripit zgjasim më tepër se pesë deri në shtatë ditë dhe nuk ndjeni se keni ndonjë përmirësim, atëherë bisedoni me mjekun tuaj. 

Shpërndaj