Ndjeni se lëkura juaj është plakur? Gjashtë këshilla për problemin tuaj

Procesi natyral i plakjes nuk mund të eliminohet, por sigurisht që mund të ndikojmë në ritmin dhe kohën e saj. Para se të filloni të mendoni për kozmetikë dhe trajtime të shtrenjta, mendoni se çfarë mund të bëni ju vetë për lëkurën tuaj.

Procesi natyral i plakjes nuk mund të eliminohet, por sigurisht që mund të ndikojmë në ritmin dhe kohën e saj. Para se të filloni të mendoni për kozmetikë dhe trajtime të shtrenjta, mendoni se çfarë mund të bëni ju vetë për lëkurën tuaj.

Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit.  Edhe pse të gjitha femrat i gëzohen lëkurës me ngjyrë të errët, dielli është një nga faktorët kryesore të shfaqjes së rrudhave.  Dermatologët rekomandojnë që të përdoret krem me faktor mbrojtës edhe ndaj ekspozimit minimal të rrezeve të diellit,  kur ato kanë një indeks të lartë të rrezeve UV.  Mendohet se 90% e plakjes së lëkurës shkaktohet pikërisht nga efektet e dëmshme të diellit.

Zgjidhni kremin e duhur. Gjatë përzgjedhjes së kremit, gjithmonë duhet të preferoni atë i cili përmban sa më pak parfum dhe përbërës të tjerë të cilët mund ta irritojnë lëkurën.  Përzgjidhni krem neutral me kapacitet të lartë hidratues, në këtë mënyrë, lëkura juaj do të marrë atë për të cilën realisht ka nevojë.  Kremërat joadekuatë (të papërshtatshëm) e irritojnë, e thajnë dhe e dëmtojnë lëkurën.

Tregohuni të kujdesshëm ndaj sheqerit.  Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara, rrizin nivelon e insulinës, e cila është një bombë e vërtetë inflamatore për trupin.  Mendohet se insulina është arsyeja për shfaqjen e ndryshimeve inflamatore  në lëkurë dhe në trup. Niveli optimal i sheqerit është i nevojshëm për një lëkurë të re dhe të shëndetshme, por çdo tejkalim i nivelit normal, shkakton dëmtim në organizëm dhe në lëkurë. Jepini lëkurës atë për të cilën ka nevojë – fruta, perime dhe shumë ujë.

Ajri i pastër.  Studime të shumta tregojnë se ndotja e ajrit, gazrat apo tymrat e makinave, si dhe mjegulla në të cilën akumulohen të gjitha grimcat e dëmshme të cilat ndikojnë negativisht për të gjithë shëndetin, duke përfshirë pamjen dhe shëndetin e lëkurës. Mundohuni që kohën tuaj të lirë ta kaloni në kërkim të ajrit të pastër dhe të freskët.

Gjumi.  Gjumi jo cilësorë dhe i pamjaftueshëm,  ndikojnë në plakjen e lëkurës.  Me kalimin e viteve, ky efekt bëhet shumë më i ndjeshëm.  Prolemet kronike të gjumit,  e rrisin nivelin e hormonit të stresit, i cili gjithashtu ndikon në rritjen e nivelit të insulinës.  Gjithçka për të cilën keni nevojë është një gjumë i mirë prej 6-8 orë dhe lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse.

Hiqni dorë nga pirja e duhanit. Si rezultat i pirjes së duhanit, shkaktohet ngushtimi i enëve të gjakut, me anë të të cilave ushqehet lëkura. Në këtë mënyrë lëkura merr më pak lëndë ushqyese duke bërë të mundur nisjen e procesit të përshpejtimit të plakjes.  Përveç kësaj, si rezultat i pirjes së duhanit (thithjes) shfaqen rrudhat rreth buzëve.

 

Shpërndaj