Ndryshime në gjuhë të cilat tregojnë disa sëmundje të caktuara

Kur mjeku do t’ju thotë që të hapni gojën dhe të nxirrni gjuhën jashtë, që me shikim të parë ai tashmë ka marrë informacion mbi gjendjen tuaj shëndetësore momentale. Në mjeksinë kineze mësohet se gjuha tregon çdo sëmundje të trupit. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë po ju ndodh me gjuhën, mire do të ishte të vizitonit otorinolaringologun.
Më poshtë ndodhen disa nga ndryshimet e gjuhës të cilat tregojnë parregullsi të caktuara:
1. Shtresë e hollë e bardhë në sipërfaqe të gjuhës, shenja të dukshme të dhëmbëve dhe disa pika të kuqe – kjo pamje e gjuhës tregon mungesë të energjisë në trup e cila shkakton lodhje, mungesë të oreksit dhe djersitje të tepruar. Kjo shpesh reflekton edhe në gjendjen shpirtërore, shpesh këto të dhëna janë shqetësuese dhe shkaktojnë nervozizëm.

2. Shtresa e hollë e verdhë, në mes të gjuhës rrethuar nga pika të kuqe – tregon problem me tretjen, dehidratimin dhe sëmundje të lëkurës. E gjithë kjo mund të manifestohet edhe psikologjikisht, zakonisht njerëzit të cilët përballen me këtë problem kanë ndryshim të gjendjes shpirtërore.
3. Shtresa e bardhë e yndyrshme dhe tehe të ënjtura të gjuhës, tregojnë çekuilibër në punën e sistemit tretës. Personat të cilët përballen me këtë problem, ndihen të lodhur dhe dembelë.
4. Pika të zeza në sipërfaqen ngjyrë të purpurtë tregojnë vështirësi në funksionimin e sistemit kardiovaskular, kështu që këta persona mund të kenë probleme me venat e zgjeruara, ndjenjën e rëndesës së këmbëve, dhimbje në kraharor dhe shkëlqim të dobët të lëkurës.
5. Shtresa e hollë e bardhë dhe maja e kuqe e gjuhës, tregojnë se organizmi është i nënshtruar ndaj stresit të vazhdueshëm i cili shkakton gjendje emocionale të paqëndrueshme. Energjia e trupit akumulohet në nyje të cilat shkaktojnë sistem inflamacioni.
6. Gjuha e kuqe me shtresa të trasha të verdha në mes, është tregues i rritjes së temperaturës së trupit e cila tregon një infeksion të mundshëm në traktin urinar ose probleme me lëkurën. Personat të cilët përballen me këtë gjendje, shpesh nuk ndihen mirë me lëkurën e tyre.
7. Shtresa e bardhë e dendur në mes të gjuhës së zbehtë dhe të ënjtur, tregon infeksion ose inflamacion lidhur me disa sëmundje autoimune, mungesë të vitaminave dhe mineraleve. Këta persona kanë një ngjyrë të bardhë, dhimbje shpine dhe një ndjenjë që shpesh kufizohet në panik.
8. Plasaritje në sipërfaqen e kuqe të gjuhës tregojnë infeksione kërpudhore në trup, të cilat shoqërohen me djersitje gjatë natës, me pgjumësi dhe irritim.

Shpërndaj