Magnezi është një mineral i rëndësishëm, dhe në fakt është i dytë përsa i përket pranisë së tij në organizmin e njeriut. Prandaj, është e rëndësishme që ti kushtoni vëmendje shenjave të mungesës së këtij minerali.
Rreth 60% e të gjithë sasisë së magnezit gjendet në kocka, 25% në muskuj, dhe pjesa tjetër në indet e buta dhe në lëngjet e trupit.
Magnezi luan rol në aktivizimin e të gjithë enzimave në trup, por edhe për ruajtjen e qelizave elektronike të tensionit, veçanërisht tek nervat, kontraktimi dhe relaksimi i muskujve.Për më tepëer, ndihmon në formimin e kockave dhe ndikon në shëndetin e zemrës (kontraktimi i muskujve të zemrës). Magnezi rrit shpërbërjen e kalciumit në urinë, duke parandaluar kështu shfaqjen e gurit në veshka.
Simptomat e mungesës së magnezit në trup:
– Çregullime të zemrës
– Probleme me përçueshmërinë e nervave dhe muskujve
– Spazëm të muskujve
– Koordinim i dobët
– Dobësi
– Lodhje kronike
– Dhimbje koke
– Humbje oreksi
– Pagjumësi
– Rritje të dëshirës për ëmbëlsira
– Konfuzion mendor
– Nervozizëm / irritim
– Prirje ndaj stresit
Njerëzit të cilët kanë nivel të ulët të magnezit, janë të prirur për pagjumësi, rënie të flokëve, tension të lartë, gurë në veshka, sëmundje të zemrës, madje dhe ndaj shfaqjes së disa llojeve të kancerit. Për shkak të të ushqyerit dobët dhe ushqimit të cilit i mungojnë produktet natyrale, shumë persona nuk marrin mjaftueshëm magnez.
Personat më të rritur, veçanërisht ata të cilët kanë probleme me shëndetin, janë të prekur nga mungesa e magnezit.
Duhet theksuar se analizat e gjakut nuk tregojnë mungesë të magnezit derisa gjëndja të bëhet alarmante.
Ushqimet të pasura me magnez janë: algat, krundet, thjerrëzat, thekra, arrat, bajamet, kikirikët dhe shumë të tjerë.