Njihuni me vlerat magjike të kungullit

Gjatë këtij dimri shijoni përftimet e kungullit, i cili është i pasur me vitamina dhe minerale. Nga ana tjetër, ka shumë pak kalori dhe tretet lehtë. Përmban 90% ujë, 1,1% proteina, 0,1% yndyre dhe 5,5 karbohidrate. Ana Antovska, nutricioniste me disa këshilla,  kungulli ka vlerën e ulët energjetike prandaj rekomandohet për personat me peshë të rritur dhe për personat me diabet.

Kungulli si ilaç

Kungulli është diuretik i mirë dhe po ashtu rekomandohet edhe për probleme me lukth, kur keni probleme me zorrët. Përforcon shtresën mbrojtëse të nervave dhe qetëson.

I pasur me vitamina dhe minerale

Përveç vlerës së ulët kalorike, kungulli është i pasur me vitamina, minerale dhe karotenoide. Përmban kalium i cili është i rëndësishëm për punën e zemrës, fosfor dhe kalcium të cilët i ndërtojnë kockat dhe dhëmbët, hekur për gjak, mangan i cili është rojtari i lëkurës dhe kërcit. Kungulli është i pasur me beta-karoten, është antioksidues i fortë, por edhe i pasur me Vitaminat C dhe E, rojtaret e rinisë. Këtu janë edhe vitaminat B, shumë të rëndësishme për energji dhe sistemin nervor. Kungulli është lider sipas sasisë së hekurit. Në përbërjen e tij ka pektine, celulozë dhe fibra bimore. Në 100 gramë fara të kungullit ka rreth 600 kalori.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë burim i proteinave, mineraleve dhe vitaminave. Përmbajnë beta-karotën, acid folik, kalium, fosfor dhe magnez. Përmes farave marrim acidin yndyror Omega-3 i cili njihet si rojtari i zemrës, shikimit dhe humorit. Zëvendësoni çipsat me fara të kungullit dhe kënaquni duke shikuar filmin më të preferuar.

Vaji i farave të kungullit

Edhe një prodhim i cili merret nga kungulli dhe tërheq vëmendjen e mjekëve është vaji i kungullit që përmban acide të ngopura yndyrore, përqindje të madhe të beta-karotenit, vitamina E dhe Kalium. Lecitini në vajin ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës dhe ndikon në mënyrë pozitive në kolesterolin në gjak. 100 gramë vaj kungulli ka 900 kalori. Nëse keni frikë nga kaloritë, vetëm paramendoni se për një sallatë ju nevojitet vetëm një lugje të vogël. Të konsumohet vaji i farave të kungullit të shtrydhur në të ftohtë si vaj ulliri. Kungulli le të jetë deserti kryesor që zbukuron tryezën tuaj gjatë dimrit.

Shpërndaj