Lërini cigaret me 4 hapa

Sipas vlerësimeve statistikore, pothuajse gjysma e duhanpirësve do të vdesin si rezultat i drejtpërdrejtë i sëmundjeve dhe problemeve që lidhen me pirjen e duhanit. A është  vonë për të lënë duhanin? Mos harroni: Asnjëherë nuk është vonë!

Sipas vlerësimeve statistikore, pothuajse gjysma e duhanpirësve do të vdesin si rezultat i drejtpërdrejtë i sëmundjeve dhe problemeve që lidhen me pirjen e duhanit. A është  vonë për të lënë duhanin? Mos harroni: Asnjëherë nuk është vonë!

Të dhëna statistikore – vrasës!

Sipas statisticientëve më të mirë – amerikanëve, gjysma e duhanpirësve do të vdesin si rezultat i drejtpërdrejtë i sëmundjeve dhe problemeve që lidhen me pirjen e duhanit. Ndërmjet partnerëve, njëri me siguri do të jetë viktimë e pirjes së duhanit. Definitivisht, kjo nuk është diçka që nuk ndodh shpesh edhe te personat të cilët na rrethojnë.

Duhani dëmton pothuajse çdo organ të trupit dhe të gjithë organizmin në përgjithësi. Duhani është shkaktarë i shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene dhe vdekjes e cila vjen si rezultat i këtyre sëmundjeve. Është një nga faktorët kryesor të rrezikshëm  për shfaqjen e goditjes në zemër apo në tru, aneurizmit dhe aortës. Organet e frymëmarrjes tek duhanpirësit shumë shpesh vuajnë nga bronkiti kronik, emfizema, astma dhe infeksione të shpeshta në rrugët e frymëmarrjes.

Gratë shtatzëna të cilat konsumojnë duhan, shpesh lindin para kohe ose fëmijët lindin me anomali. Për meshkujt duhanpirës, është e shpeshtë shfaqja e impotencës. A është vërtet kaq e madhe kënaqësia e pirjes së duhanit sa për t’i justifikuar të gjitha këto rreziqe? A është vonë për ta lënë duhanin?

Asnjëherë nuk është vonë!

Menjëherë pas ndërprerjes ulet rreziku i sëmundjeve të përmendura më lart.

Çfarë ndodh nëse e filloni përsëri?

Mos e fajësoni veten! Bindeni veten se vazhdoni të jeni jo duhanpirës! Kthehuni në rrugën e mëparshme! Betohuni para një personi i cili ka një domethënje të veçantë për ju, se nuk do të konsumoni më duhan.

Çfarë më pas?

Do t’ju rikthehet freskia, fryma, do të filloni të ndjeni përsëri shije dhe aroma, nuk do të ndjeni lodhje, madje edhe atëherë kur do të duhet të sforcoheni. Lëkurës do t’i rikthehet ngjyra dhe freskia. Nuk do të kërkoni ambiente ku është e lejuar pirja e duhanit. Do të keni jetë më cilësore dhe më të gjatë. Përfundimi është i qartë, me hapin e parë fillojmë që nesër!

4 hapa për ti thënë STOP duhanit

Hapi i parë

Shkruani një listë me arsyet përse duhet t’i ndërprini cigaret, dhe lexojeni atë disa herë në ditë. Paketoni kutinë e cigareve tuaja me një letër dhe mbylleni me një llastik të gomuar. Sa herë që të ndizni cigare, shkruani  kohën dhe sa e nevojshme ishte ndezja e cigares nga 1-5.

Hapi i dytë

Vazhdoni me hapin e parë dhe mundohuni të ndizni sa më pak cigare çdo ditë. Mbajeni kutinë e cigareve larg vetes.

Hapi i tretë

Vazhdoni me aktivitetet. Vendosni një datë të caktuar për ndërprerjen e cigareve përfundimisht. Mos blini kuti të re nëse akoma nuk e keni mbaruar të parën. Mundohuni që të përballoni 48 pa ndezur cigare.

Hapi i katërt

Ndërpritini komplet cigaret. Hidhni çakmakët, shkrepset dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me cigaret! Angazhuhuni më tepër! Merruni me sport! Shkoni në kinema! Evitoni situata dhe ambiente të cilat ju nxisin që të ndizni cigare. Gjeni një alternativë të shëndetshme për ti zëvendësuar cigaret. Mbani gjithmonë me vete çamçakëz dhe karamele. Hani karrota! Kur të ndjeni krizë për cigare – merrni frymë thellë!

 

Shpërndaj