Zbuloni sinjalet e trupit tuaj

Jeta e shpejtë, zakonet e këqija të jetës, duke përfshirë edhe ushqimin e shpejtë, mund të çojnë deri në mungesë të vitaminave dhe mineraleve të cilat janë të nevojshme për trupin tuaj që të mund të funksionojë normalisht. Nëse trupit tuaj i mungon diçka , ai menjëherë do t’ju sinjalizojë për këtë.  Duhet të jeni të informuar dhe t’i njihni simptomat. Në vijim do të gjeni këshilla se si t’i lexoni sinjalet të cilat ju dërgon trupi juaj. Por mos harroni, për çdo problem tuajin shëndetësor duhet të konsultoheni me mjekun.

Duart:

Duart e ftohta mund të jenë  shenjë e mungesës së magneziumit, lodhjes kronike apo mungesës së gjendrës teroide mbrojtëse e cila nuk jep mjaftueshëm hormone.

Lëkura:

Strijat – mungesë e zinkut

Gjakderdhje spontane: mungesa e vitaminës C ose K dhe trobmbocitet.

Tharja e lëkurës e cila rripet: mungesë e vitaminës C

Zverdhje të pëllëmbëve të duarve: rritje të karrotenit beta+

Lëkurë të irrituar dhe të ashpër në anën e pasme të krahut mbi bërryl: mungesë e acidit yndyror esencial.

Këmbët:

Muskuj të dobët në pjesën e pasme të këmbës nën gju: mungesë magnezi

Reflekse të shpejta në gju: mungesë magnezi

Zemra:

Rrahje zemre të parregullt, tension të lartë të gjakut: mungesë magnezi Q10, ose ndjeshmëri ndaj kafeinës.

Fyti:

Ënjtje të gjendrës teroide: mungesë të jodit, apo mungesë të gjendrës teroide mbrojtëse e cila nuk jep mjaftueshëm hormone.

Thonjtë:

Pika të bardha: mungesë mineralesh, zakonisht mungesë të Zinkut

Thonjë të ashpër: mungesë e Zinkut

Thonjë të butë dhe të thyer: mungesë magnezi

Kur i kafshoni thonjtë: do të thotë se keni mungesë të mineraleve

Lëkura e fytyrës:

Lëkura e fytyrës e yndyrshme, e skuqur dhe e ashpër, dhe në anët e hundës: mungesë e vitaminës B

Dermatit seborreik rreth hundës: mungesë e vitaminës B

Sytë:

Katarakti: mungesë e kromit apo radikale të lira të tepërta

Rrathët e errëta poshtë syve: alergji apo intolerancë ndaj ushqimeve të caktuara

Goja:

Gjuha e zbardhur, e plasaritur dhe e ndjeshme: mungesë hekuri

Dhimbje të gjuhës dhe plasaritje të saj: mungesë e vitaminës B3

Djegie e gjuhës dhe rrjepje e lëkurës së buzëve: mungesë e vitaminës B2

Ënjtje të gjuhës: intolerancë ushqimore

Buzë të plasaritura: mungesë e vitaminës B2

Shpërndaj