Pacientët të cilët vuajnë nga zemra duhet t’i kushtojnë vëmendje depresionit

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët janë të prekur nga depresioni, janë të prirur ndaj goditjeve të zemrës.
Përse?
Depresioni kronik dhe ankthi, mund të rrisin nivelin e hormoneve të stresit të cilët qarkullojnë nëpër trup. Këto hormone shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut, dhe në këtë mënyrë përshpejtohet shkalla e rrahjeve të zemrës. Si rezultat i kësaj, mund të shkaktohet inflamacion i arterieve, si dhe formimi i trombozës (mpiksjes së gjakut).

Personat të cilët vuajnë nga depresioni janë dy herë më shumë të prirur ndaj goditjeve të zemrës në një të ardhme të afërt. Ndonjëherë depresioni mund të ndikoj për keq tek ata persona të cilët vuajnë nga angina e paqëndrueshme, shkakton siklet të paparashikueshëm në gjoks dhe dobësi kongjestive të zemrës, dhe nëse nuk e konsideroni si një faktor të rrezikshëm, gjendja mund të bëhet tepër më alarmante dhe serioze.
Është e rëndësishme të theksohet se përveç aspektit biologjik, depresioni ndikon tek zemra në varësi të mënyrës së sjelljes së vetë personit. Të ndjerit të pashpresë, është çelësi i pakujdesisë dhe veseve të këqija të mënyrës së jetesës. Këta pacientë trajtohen në mënyrë të parregullt dhe të papërgjegjshme dhe nuk merren mjaftueshëm me stërvitje, dhe është pikërisht kjo arsyeja e cila i dallon ata nga ata persona të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës por që nuk vuajnë nga depresioni.
Por, nëse momentalisht jeni të trishtuar apo nuk ndiheni shpirtërisht mirë, nuk do të thotë se vuani nga depresioni. Shumica e episodeve depresive zgjasin më tepër se dy javë, dhe mund të zgjasin me muaj, madje edhe me vite. Ekzistojnë edhe sezone depresive të cilat zakonisht ndodhin gjatë periudhës së stinës së dimrit, ndërkohë që gjendja përmirësohet gjatë stinës së pranverës dhe verës.

Shpërndaj