Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Palpitimi – kapërcimi i rrahjeve të zemrës

A jeni gjendur ndonjëherë në situate në të cilat ndjeni se zemra juaj i kapërcen disa rrahje? Këto simptoma mund të jenë shenja të ndonjë sëmundje, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun. Sipas Dr. Dejan Kovaçeviq, elektrofiziolog kardiolog në spitalin klinik "Acibadem Sistina", ndonjëherë palpitimi mund të shoqërohet me presion apo dhimbje të gjoksit, mpirje të gishtave, dhimbje koke apo dhimbje në qafë, me vështirësi në frymëmarrje dhe djerësitje. 

A jeni gjendur ndonjëherë në situate në të cilat ndjeni se zemra juaj i kapërcen disa rrahje? Këto simptoma mund të jenë shenja të ndonjë sëmundje, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun. Sipas Dr. Dejan Kovaçeviq, elektrofiziolog kardiolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, ndonjëherë palpitimi mund të shoqërohet me presion apo dhimbje të gjoksit, mpirje të gishtave, dhimbje koke apo dhimbje në qafë, me vështirësi në frymëmarrje dhe djerësitje. 

Kapërcimi i rrahjeve të zemrës mund të jetë shenjë e cila tregon se diçka nuk shkon siç duhet me organizmin tuaj, dhe se duhet të ndryshoni diçka në stilin tuaj të jetesës, dhe në rast se simptomat bëhen më të shpeshta, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun kardiolog. Nëse kjo gjë shfaqet tek të rinjtë por jo shpesh, në këtë rast nuk ka vend për panik. Nëse kjo gjendje shfaqet tek personat më të rritur të cilët kanë pasur më parë probleme me zemrën (stenta, pejsmeker) është e domosdoshme që kjo gjendje të trajtohet dhe të ndiqet rregullisht.

Diagnostikimi

Për vendosjen e diagnozës është e nevojshme që të merret anamneza (historia) e saktë, dhe atëherë do të sugjerojë  që të bëni EKG, dhe sipas rezultateve të marra mund t’ju rekomandojë terapi apo analiza tgë mëtejshme. Nëse EKG tregon se gjithçka është siç duhet, ndërkohë që ju ankoheni se zemra juaj bën kapërcime të rrahjeve të zemrës, duhet të mbani monitorim holter 24 orë. Palpitimi mund të shfaqet nëse pacienti ka sëmundje akute në kraharor, sëmundje të lindura të valvulave të zemrës, sëmundje serioze të zemrës, çrregullime të statusit elektrolit ose sëmundje të cilat nuk kanë të bëjnë me sistemin kardiovaskular. Shkak për kapërcimin e rrahjeve të zemrës mund të jetë edhe anemija, problemet digjestive, sëmundjet e gjendrës tiroide, dehidratimi, ethet, gjumi i pamjaftueshëm. Palpitimi shpesh ndodh pas përjetimit të ndonjë stresi, frike apo emocioni.

Vëreni sa shpesh shfaqen, sa zgjatin, nëse një kapërcim i rrahjeve të zemrës zgjat më pak se dy deri në tre minuta, apo shfaqet vetëm një kapërcim në javë apo muaj. Kapërcimet e shpeshta dhe të zgjatura të rrahjeve të zemrës, me apo pa simptoma të tjera, mund të shkaktojnë shfaqjen e aritmive të rënda, dhe këta pacientë janë nën rrezik të shfaqjes së sulmit në tru. Kur zemra nuk funksionon siç duhet, ekziston mundësia për mpiksjen e gjakut e cila mund të shkaktojë emboli periferike (trurit, veshkat, zorrët). Gjaku nuk mund të qëndrojë në atriumet e zemrës dhe shkakton bllokimin e fluksit të gjakut duke bërë të mundur shkaktimin e goditjes në tru.

Aritmia

Norma e zemrës duhet të jetë e rregullt dhe ritmike, në mënyrë që zemra ta pompojë gjakun në mënyrë adekuate në të gjitha pjesët e trupit. Aritmija është funksioni i parregullt i ritmit të zemrës, norma normale e zemrës ku jeni të qetë është 50-80 rrahje në minutë. Çdo rrahje e regjistruar nën 50 apo mbi 100 në minutë kur jeni të qetë, është simptomë e cila tregon se duhet të kërkoni këshillë.

Studimi elektrofiziologjik

Si me të gjitha sëmundjet e tjera, zbulimi i hershëm i aritmive kardiake mundëson vlerësimin e duhur dhe në kohë të rrezikut. Edhe pse kanë simptoma të ngjashme, çdo aritmi ka karakter dhe morfologji të ndryshme, disa kanë nevojë për ilaçe, disa të tjerë jo, disa kanë vdekshmëri të lartë, disa të tjerë jo. Prandaj, gjëja më e mirë është që gjatë simptomave të para ë konsultoheni me mjekun kardiolog. Studimi elektrofiziologjik, është shqyrtimi i aktivitetit elektrik të zemrës. Ky shqyrtim kryhet për të zbuluar apo përcaktuar arsyet e aritmisë në mënyrë që të përcaktohet trajtimi i duhur. Gjatë kohës së studimit, shqyrtohet me kujdes funksioni i zemrës me qëllim që të përcaktohet terapia për kontrollin e aritmisë. Me programimin e stimulimit elektrik të zemrës, tek pacienti provokohet shfaqja e problemit që ai ka. Gjatë shfaqjes së problemit, pacienti ndjen sikur po përjeton takikardi. Me provokimin elektrik, shikohet problemi në kushte eksperimentale (laboratori për shqyrtimet elektrofiziologjike). Studimi zgjat nga 30-45 minuta dhe nëse ka nevojë për shqyrtime dhe trajtim të mëtejshëm , mund t’i vazhdojë ato.

Shpërndaj