Në fillim të pandemisë me Covid-19 të gjithë u fokusuan në detektimin dhe njohjen e fazës akute të sëmundjes së shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Por një vit pas shfaqjes së rasteve të para në Kinë, fokusi vihet në simptomat perzistente pas fazës akute të Covid-19. Edhe pse nuk ekziston konsenzus disa e quajnë sindrom post-kovid. Prim. Dr. Valerija Kirova- Urosheviq, infektolog nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” thotë: Përqindja më e madhe e pacientëve që ishin prekur nga Kovid-19 janë shëruar tërësisht. Por, raportet e reja nga elita mjekësore dhe shëndetësore tregojnë për përzistencën e simptomatologjisë disa muaj më vonë. Në nivel global bëhen shumë hulumtime që përpunojnë pasojat dhe kohëzgjatjen e simptomave pas Covid-19. Njeriu i parë i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, paralajmëron për një spektër të gjerë të simptomave perzistente dhe fluktuese pas fazës akute të sëmundjes.
Perzistenca është shpjeguar më detaje në grupmoshat e ndryshme, duke përfshirë dhe adultët e rinj dhe popullatën pediatrike, si dhe personat me formë të lehtë deri në të mesme të Covid-19. Dr. Kirova- Urosheviq thekson se simptomat më të shpeshta që i kanë treguar pacientët pas shërimit nga koronavirusi janë lodhja, frymëmarrja e shkurtuar, kollitjet, dhimbjet në gjoks si dhe gjendja e prolonguar febrile. Përveç këtyre problemeve shëndetësore, një numër të madh të pacientëve u ankuan në dhimbje abdominale, dhimbje në muskuj, kokëdhimbje, çrregullime kognitive dhe palpitacione.
PAS SHËRIMIT NGA COVID-19 TEK PACIENTËT VËREHET ULJE NË PËRQENDRIM DHE DOBËSIM NË KUJTESË
Siç shpjegon Dr. Kirova- Urosheviq, jo shpesh tek pacientët me Covid-19 vërehen pasoja afatgjate serioze duke sulmuar organet e ndryshme.
- kardiovaskulare (inflamacioni i miokardit)
- respirtatore (çrregullime pulmonare)
- renale (dobësi akute renale)
- dermatologjike (ekzantema, alopecioni)
- neurologjike (anosmia, ageuzioni, pagjumësia, probleme me kujtesën)
- psikiatrike (depresioni, ankthi, ndryshime të shpejta në humorin)
Siç shpjegon, Dr. Kirova Urosheviq, të dhënat e deritanishme tregojmë se patogjeneza e këtyre komplikimeve vjen për shkak të kombinimit të këtyre faktorëve: invazion direkt indor nga ana e shkaktarit viral (me ndihmë të receptorit të enzimës të 2 angiotenzin konvertues), stuhiu citokinike intensive inflamatore që shkakton dëmtim të ndihmuar indor imunologjik dhe gjendje hiperkoagulabile tek format e rënda të Kovid-19.
ÇRREGULLIME TË MUNDSHME NË RITMIN E ZEMRËS
Pacientët e shëruar nga Covid -19 si pasoja më të shpeshta kardiovaskulare i theksojnë dëmtimet në miokardin të definuara me detektimin e vlerave të larta të troponinës serumike. Inflamacioni miokardial, miokarditi, çrregullimet në ritmin e zemrës- aritmitë gjithashtu janë vërejtur tek pacientët pas infektimit me virusin SARS- COV-2, thekson Dr. Kirova – Urosheviq. Në një studim gjerman siç thekson ajo është kryer rezonancë magnetike tek 100 personat në muajin e tretë pas fazës akute të Covid-19. Dëmtimet në miokardin janë detektuar në 60 përqind të personave, ndërsa gjendje të ngjashme janë përshkuar në studime me një numër më ulët të të anketuarve.
“Kohëzgjatja e ndryshimeve dhe pasojat afatgjate ende nuk janë të njohur. Prandaj është e nevojshme që të bëhen studime shtesë dhe monitorim më të gjatë”, thotë infektologu. Problemet pulmonare më shpesh shfaqen tek pacientët që kanë kaluar formën më të rëndë të Kovid-19, domethënë tre muaj pas qëndrimit në spital, në 29 përqind të pacientëve të shëruar vërehen probleme perzistente respiratore dhe abnormalitete rendgenografike.
Ndryshimet radiografike ishin në favor të trasheshimit intersticiel dhe fibrozën pulmonare. Megjithatë Dr. Kirova Urosheviq shton se nevojiten ekzaminime shtesë dhe vlerësim për funksionimin respirator në numrin më të madh të pacientëve në një periudhë më të gjatë kohore, për të marrë një pasqyrë më të qartë për pasojat pulmonare që mbeten pas koronavirusit.
PERSONAT QË ISHIN TË PREKUR ME COVID-19 VUAJNË NGA DEPRESIONI DHE ANKTHI
Virusi SARS – COV-2 hyn në indin e trurit përmes gjakut në fazë të viremisë dhe drejtpërdrejt me invazion të nervit olfaktor. Dr. Kirova Urosheviq, thotë se sipas njohurive të deritanishme pasojat më të shpeshta neurologjike afatgjate janë kokëdhimbjet, marramendjet, anosmia dhe aguezia, ndërsa manifestimet seriozë neurologjike shumë rrallë përshkruhen në fazën akute të Covid-19 siç është encefaliti, shfaqja e sëmundjes iskemike ose ndryshimet e humorit. “Çrregullimet emocionale dhe biheviorale nuk janë hulumtuar në mënyrë shtesë dhe janë lëndë e evaluimit të mëtjeshëm. Çrregullimet psikike si pasojë e Kovid- 19 janë në kombinim me distancën sociale dhe vetminë janë gjendje me të cilat përballohet popullata globalisht. “Njerëzit që vuajnë nga Covid-19 vuajnë nga depresioni, ankthi dhe sindromi post-traumatik,” tha Dr. Kirova-Urovieviq. Në këtë fazë të pandemisë me Covid-19, thotë ajo, ende është herët për rekomandime përfundimtare të bazuara në prova në lidhje me qasjen dhe trajtimin e pacientëve në gjendje akute postcovid. Duke pasur parasysh atë që kohëzgjatja, prevalenca dhe ndikimi i gjendjeve paraekzistente janë ende të pahullumtuara, mjekësia po pret njohuri të reja shkencore për të kuptuar më mirë patofiziologjinë dhe rrjedhën klinike të qëndrueshmërisë së simptomatologjisë. Dr. Kirova-Urosheviq thotë se tani për tani është pranuar që strategjia për menaxhimin e pacientëve me covid duhet të jetë pragmatike dhe simptomatike.