Sikurse tek të gjitha rastet e tjera të kancerit, përcaktimi i fazës në të cilin ndodhet kanceri i gjirit është faktor i domosdoshëm për planifikimin e trajtimit. Në bazë të fazës përshkruhet edhe gjendja në të cilën ndodhet sëmundja:
Faza 0 (carcinoma in situ): Qelizat kancerogjene akoma nuk janë në gjendje që të përhapen dhe janë të kufizuara plotësisht në gji.
Faza l: Qelizat kancerogjene mund të sulmojnë, por janë më të vogla se 2 cm dhe janë të kufizuara plotësisht në gji.
Faza ll A: Nuk ka tumor në gji,por kanceri është përhapur tek nyjet limfatike, ose: a) tumori është 2 cm ose më i vogël dhe është i përhapur tek nyjet limfatike; b) tumori është më i madhe se 2 cm por më pak se 5 cm dhe nuk është përhapur tek nyjet limfatike.
Faza ll B: Tumori është më i madhe se 2 cm por më pak se 5 cm dhe nuk është përhapur tek nyjet limfatike, ose tumori është më i madh se 5 cm por nuk është përhapur tek nyjet limfatike.
Faza lll A: a) Nuk është gjetur tumor në gji; b) tumori në gji është 2 cm ose më i madh; c) tumori është më i madh se 2 cm por më i vogël se 5 cm; d) tumori është më i madhe se 5 cm. Gjithashtu, kanceri mund të jetë përhapur tek nyjet limfatike aksillare, të cilat janë të grupuara së bashku, ose, mund të jetë përhapur tek nyjet limfatike pranë gjoksit (kockës së gjoksit).
Faza lll B: Tumori mund të ketë madhësi të ndryshme, kanceri tashmë mund ta ketë sulmuar murin e gjoksit (kockës së gjoksit) si dhe lëkurën e gjoksit, dhe mund të jetë përhapur tek nyjet limfatike aksillare të cilat janë grupuar së bashku, ose mund të jetë përhapur tek nyjet limfatike pranë kockës së gjoksit.
Faza lll B: Mund të mos ketë shenja të kancerit në gji, ose në rast se ka tumor, mund të ketë madhësi të ndryshme dhe mund të jetë përhapur deri në murin e gjoksit, apo në lëkurën e gjoksit. Gjithashtu, kanceri mund të jetë përhapur deri tek nyjet limfatike mbi ose nën klavikul (kocka kryesore, deri tek nyjet limfatike aksillare, apo deri tek nyjet limfatike pranë gjoksit (kockës së gjoksit).
Kjo fazë mund të konsiderohet si fazë e përparuar dhe mund të trajtohet në formë operative:
- Në fazën operative, janë të pranishme më shumë se 10 metastaza të nyjeve limfatike.
- Në fazën e avancuar në nivel lokal, kanceri është përhapur tek nyjet limfatike mbi klavikul.
Faza e lV: kanceri është përhapur edhe në organe të tjera të trupit, siç janë: kockat, mëlçia, mushkëritë apo truri.