Përmirësoni shëndetin tuaj me proteina

Proteinat, sëbashku me ujin janë substancat më të rëndësishme të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen apo kujdesin e të gjitha qelizave në trupin tonë. Për shkak se  proteina ka më tepër nevojë për tu tretur, bën që të ndiheni të ngopur: lajme të mira për personat të cilët mundohen të humbasin peshë. Proteinat janë gjithashtu të mira për muskujt tuaj. A e dini se për sa proteina ka nevojë trupi juaj dhe cilat janë burimet më të mira të proteinave? Këto janë disa këshilla për të marrë fuqinë tuaj nga proteinat.

Përqëndrohuni tek “bazat”

Proteinat përbëhen nga aminoacide esenciale dhe jo esenciale. Burim i plotë i proteinave është ai i cili përmban të gjitha nëntë aminoacidet esenciale të cilat i plotësojnë nevojat e trupit të njeriut. Këtu përfshihet hirra (burime të qumështit), mishi pa yndyrë, e bardha e vezës dhe soja.

46-56 gram në ditë

10-35% e kalorive tuaja në ditë duhet të jenë proteina, kjo në varësi të shëndetit dhe të aktivitetit tuaj  fizik. Një person i rritur, mesatarisht i shëndetshëm duhet të përdorë 0.8 -1.0 gram/kg  proteina në ditë. Kjo do të thotë se një grua e cila peshon mesatarisht 68 kg, duhet të konsumojë 54-68 gram proteina në ditë.  Gjëja më e mirë është vazhdimisht konsumoni një sasi të caktuar të proteinave çdo ditë, në vënd që ta teproni dhe ti konsumoni ato në një ditë të vetme dhe më pas të tregoheni të kujdesshëm për në ditët në vijim. Trupi juaj ka nevojë për kontinuitet, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrjen e proteinave.

Proteinat shtazore janë më të rëndësishme

Kjo do të thotë se proteinat të cilat i merrni nga produktet shtazore, absorbohen dhe përdoren më lehtë nga trupi juaj. Përshembull, 20 gram proteina nga veza, mbartin më tepër proteina në krahasim me sasinë e njejtë të proteinave të mara nga bimët.  Kjo nuk do të thotë se nuk mund ti merni proteinat e nevojshme  nga bimët, por nëse konsumoni proteina me origjinë shtazore, trupi juaj do ti përdorë ato më lehtë.

Provoni dhe burime të tjera

Burime të tjera të proteinave janë burimet  bishtajore (bizelet,fasulet), arrat, farat dhe produktet e qumështit me përqindje të ulët yndyrore siç është krem salti (pavllaka).

Duhet të merrni parasyshë proteinat pluhur

Bëni kujdes të mos përdorni proteina  shtesë siç është hirra në vaktin tuaj, në mënyrë që të mos rrisni peshën tuaj trupore. Përdoreni atë më vete, si zëvendësues të vaktit tuja të ngrënies.

Konsumoni proteina për të “djegur kaloritë”

Proteinat janë “termogjene” – djegin kaloritë gjatë tretjes së tyre në stomak. Krahasuar me shumë lloje të tjera ushqimesh të pasura me karbohidrate, proteinat kanë më tepër efekt termogjenik. Kjo është njëlloj sikur ta vendosni trupin tuaj në korsinë e vrapimit.

Mungesa e proteinave në trup mund të shkaktojë një numër serioz problemesh shëndetësore. Prandaj, mundohuni që të konsumoni një sasi të mjaftueshme të këtyre makronutrientëve. Konsumoni rregullisht produkte qumështi, mish, peshk, vezë dhe arra.

Shpërndaj