Ecja redukton stresin, përmirëson gjendjen e humorit dhe ju krijon vetebesimin. Zakonisht, kur jemi të mërzitur dhe nervozë kemi nevojë që të dalim nga shtëpia dhe të qetësohemi duke ecur. Me siguri ju ka ndodhur që pas një shëtitje të shkurtër të ktheheni në shtëpi të qetësuar dhe më të freskët dhe relaksuar.
Pikërisht këto janë benefitet e të ecurit – reduktimi i stresit. Gjithashtu, shumë studime tregojnë se të ecurit ndihmon në përmirësimin e gjendjes së humorit për vetë faktin se në trup çlirohet hormoni natyral endorfin.
Gjatë ecjes humbisni kilogramë
Ecja është një nga ushtrimet më të mira e cila ndihmon në reduktimin e peshës tuaj trupore. Kryhet shumë thjeshtë, është pa pagesë dhe përse të mos i kushtoni kohë ecjes të paktën çdo ditë nga gjysëm ore? Si fillim ju mjaftojnë 20 minuta ecje të shkurtra çdo ditë.
Ecjet e rregullta ulin presionin e gjakut, ndihmojnë në përmirësimin e gjumit dhe ju bëjnë më energjikë
Ata persona të cilët çdo ditë rregullisht bëjnë shëtitje të shkurtra kanë përfitime shëndetësore: janë më pak të prirur ndaj sulmeve në zemër dhe në tru, kanë nivel më të ulët të presionit të gjakut dhe nivel më të lartë të kolesterolit të shëndetshëm në krahasim me ata të cilët nuk ushtrojnë apo nuk ecin rregullisht. Përmendëm se ky aktivitet e rregullon presionin e gjakut dhe redukton kolesterolin e keq, duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të shumë llojeve të kancerit. Në të njejtën kohë përmirësohet edhe funksioni i sistemit imunitar. Përveç kësaj, ecja ju përmirëson fjetjen dhe ju mban të freskët gjatë gjithë ditës.
Teknikat për të ecur më gjatë
Një nga teknikat për të ecur më gjatë është që të keni parasyshë se sa hapa bëni. Mund të blini një matës hapash dhe çdo ditë të rrisni numrin e hapave. Mos shëtisni vetëm, thirrni dikë që t’ju shoqërojë, kjo është zgjidhja më e mirë për një shëtitje ideale. Në këtë mënyrë lodheni më pak dhe argëtoheni më tepër.
Ecja jua shuan dëshirën për ëmbëlsira
Herën tjetër, kur të ndjeni dëshirë për çokollatë, dilni jashtë dhe shëtisni. Një shëtitje e shkurtër prej 15 minutash, do t’jua shuaj dëshirën për ushqim me kalori, me yndyrë dhe ëmbëlsira gjatë momentit kur jeni duke shëtitur dhe 10 minuta më pas. Ky është një tjetër fakt i cili tregon se të ecurit ndikon në uljen e peshës trupore.