Përse i kam të fryra gishtat e duarve?

A e keni vënë re kur zgjoheni në mëngjes, gishtat tuaj janë të fryer? Shkak për këtë mund të jenë një numër i madh kushtesh apo gjendjesh, megjithatë, është e rëndësishme që të gjendet shkaku i vërtetë, nëse kjo gjendje është serioze dhe si ti vini në ndihmë vetes.  Këto janë kushtet më të zakonshme të cilat shkaktojnë ënjtje.

A e keni vënë re kur zgjoheni në mëngjes, gishtat tuaj janë të fryer? Shkak për këtë mund të jenë një numër i madh kushtesh apo gjendjesh, megjithatë, është e rëndësishme që të gjendet shkaku i vërtetë, nëse kjo gjendje është serioze dhe si ti vini në ndihmë vetes.  Këto janë kushtet më të zakonshme të cilat shkaktojnë ënjtje.

Nxehtësia

Kur është nxehtë, enët e gjakut zgjerohen me qëllim që të çlirojnë më tepër nxehtësi dhe ta freskojnë organizmin. Me tendosjen e enëve të gjakut, një pjesë e lëngshme  kalon tek indet e buta,  duke shkaktuar në këtë mënyrë ënjtje.  Kjo ënjtje kalon pasi të fillojmë ta vëmë trupin në lëvizje.  Nëse me kalimin e kohës nuk zhduket, dhe nëse kjo ënjtje shoqërohet me dhimbje, atëherë është mirë që të kontaktoni mjekun tuaj.

Marrja e tepruar e kripës

Kunsumimi i kripës së tepërt shkakton ruajtjen e ujit në trup i cili ruhet kudo, madje edhe tek gishtat tuaj. Kjo gjendje zgjat një ditë, por në mënyrë që të mos përsëritet mundohuni që kripën ta mbani sa më larg tavolinës tuaj. Kripa e tepërt rëndon funksionin e veshkave, si dhe ka efekt të dëmshëm mbi shëndetin e përgjithshëm.

Osteoartriti

Me kalimin e viteve shfaqet edhe dëmtimi dhe konsumimi i kyçeve (nyjeve).  Fërkimi i tepërt shkakton dhimbje, ënjtje, ngurtësim , kufizim të lëvizshmërisë.  Nëse përveç ënjtjes keni edhe dhimbje gjatë lëvizjes së gishtave, në këtë rast bëhet fjalë për shfaqjen e osteoartritit.

Sindroma  e tunelit të kyçit të dorës  

Sindroma e tunelit të kyçit të dorës, shfaqet si rezultat i ngjeshjes  së nervit i cili është përgjegjës për bllokimin e muskujve të dorës.  Si rezultat i kësaj, shfaqet dhimbje, nxehtësi, mpirje apo ngurtësim i gishtave. Statistikat kanë treguar se ky lloj sindromi shfaqet tre herë më shpesh tek gratë sesa tek burrat.

Limfedema

Lemfedema shfaqet atëherë kur nyjet limfatike nuk bëjnë kullimin e duhur për ta çliruar trupin nga substancat e dëmshme, bakteret, viruset, etj. Përveç ënjtjes së gishtave, në këtë rast mund të shfaqet ënjtje edhe në duar edhe në këmbë, si dhe ndjenja e tendosjes së lëkurës.

Preeklampsia

Ënjtjet gjatë shtatzënisë janë normale dhe të pritshme, por nëse këto ënjtje shoqërohen me dhimbje gjatë prekjes, duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj. Preeklampsia është gjendje e cila shfaqet veçanërisht në shtatzëni dhe rezulton me presion të lartë të gjakut, me rritje të pranisë së proteinave në urinë dhe me ënjtje.  Shfaqet tek 3-8% e grave shtatzëna, zakonisht pas javës së 20-të të shtatzënisë, por mund të shfaqet edhe gjatë lindjes ose disa ditë pas lindjes. 

Shpërndaj