Noti është i vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport i cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila i’u mundëson fëmijëve ti zhvillojnë dhe ti përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njejtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë. Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, gjithashtu ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.
- Përmirëson funksionin e lëvizshmërisë dhe të muskujve
- Stimulon funksionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular
- Aktivizon dhe forcon të gjithë muskulaturën
- Mundëson zhvillimin e duhur psikomotorik
- Përmirëson koordinimin e lëvizjes
- Zgjon ndjenjën e gëzimit dhe të dashurisë ndaj ujit
- Parandalon shfaqjen e deformimeve në shtyllën kurrizore
- Mundëson përvetësimin e teknikave të notit (stil i lirë, stil flutur, not shpine, not bretkose)
- Nëpërmjet notit fëmijët socializohen dhe shoqërohen
- Pasi të mësojnë të notojnë, fëmijët fitojnë vetëbesim, ata madje janë në gjendje që të shpëtojnë jetë të njerëzve në ujë
Ky sport paraqet kulturën e jetës moderne dhe në të njejtën kohë është më i përhapur në të gjithë botën. Mësojeni fëmijën që në moshë të vogël ti gëzohet dh eta shijojë notin, të mos kenë frikë dhe të mos traumatizohen nga mjedisi i ujit. Fëmijët duhet ta duan ujin, të ndihen të lumtur dhe të sigurt në ujë.