Përsëri ju dhemb fyti?

Ka shumë të ngjarë që të mos ekzistoj person që deri më tani nuk ka ndjerë dhimbje në fyt.  Goja dhe fyti gjenden drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj viruseve, baktereve, apo trupave të tjerë. Pikërisht ndërmjet tyre ato futen në organizmin tonë dhe për këtë arsye dhimbja e fytit është shenja e parë e infeksionit në hapësirën e gojës, fytit, laringut si dhe irritimi i bajameve.  Kjo dhimbje mund të shfaqet edhe për shkak të irritimit për një kohë të gjatë të rrugëve të frymëmarrjes, për shkak të pirjes së duhanit, gërhitjes, pirjes së alkoholit dhe reaksioneve alergjike.

Mund të ketë edhe shkaqe të tjera  për shfaqjen e dhimbjes dhe irritimit të fytit, por pavarësisht shkakut, përsëri pasoja është irritim i mukozës së një pjese të fytit dhe laringut. Dhimbja e lehtë e fytit, frymëmarrja  dhe gëlltitja me vështirësi, mund të shoqërohen me simptoma të griprave sozonalë dhe inflamacionin e nyjeve limfatike në qafë.

Nëse dhimbja shfaqet për shkak të ndonjë infeksioni bakterial, ajo nuk mund të kalojë vetë, prandaj është i nevojshëm trajtimi mjekësor. Përveç dhimbjes, irritimi i bajameve është i shoqëruar edhe me zmadhim dhe me skuqje të tyre, të cilat mund të jenë të rrethuara me pika të bardha, si dhe me rritje të nyjeve limfatike në qafë.  

Dhimbja e fytit dhe marrja e zërit, zakonisht  shfaqen për shkak të laringitit (pezmatimit të fytit), por nëse ju është marrë zëri për një kohë më të gjatë, kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.

Vendimin për marrjen e antibiotikëve e jep doktori pas kryerjes së kontrollit , në rast se vërtetohet se dhimbja është e lidhur me infeksion bakterial. Në rast se sëmundja është si rezultat i virusit apo gripit sezonal (ftohjes) mund të vini në ndihmë vetes me:

  • Pirje të sasive të mëdha të lëngjeve, më së shumti të çajrave, por asnjëherë nuk duhet të konsumoni pije të ftohta dhe të gazuara.
  • Shmangie të ushqimeve të forta, e cila mund ta irritojë apo dëmtojë mukozën.
  • Mos konsumoni ushqime të kripura dhe tharta.
  • Shpërlajeni gojën me çaj kamomili.
  • Mbani shall në fyt
  • Shmangni lodhjen e telave të zërit
  • Ndaloni pirjen e duhanit dhe të alkoholit.
  • Mos merrni ilaçe pa rekomandimn e mjekut.

Në rast se dhimbja e fytit zgjat për një kohë më të gjatë, më shumë se dy ditë, dhe nëse dhimbja është e shoqëruar edhe me shqetësime të tjera (temperaturë, vështirësi në gëlltitje, etj) duhet patjetër të konsultohuni me mjekun. 

Shpërndaj