Sipas statistikave rreth 40% e grave mbi moshën 35 vjeçare, kanë ndonjë problem me mosmbajtjen e urinës apo ndryshe me urinimin e pavullnetshëm. Pikërisht, për shkak të këtyre kushteve mjekësore, gjinekologjisë i është shtuar edhe një degë e re – kirurgjia estetike vaginale. Dr. Boban Sarxhovski, gjinekolog, shpjegon se qëllimi i përtëritjes apo rinimit vaginal (rejuvenation) nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e cilësisë së jetës seksuale dhe rikthimit të vetëbesimit, por edhe me përmirësimin e shëndetit dhe cilësinë e jetës tek gratë.
Cilat janë shkaqet kryesore të cilat shkaktojnë thatësinë vaginale?
Nuk është vetëm mosha faktor rreziku për shfaqjen e thatësisë vaginale! Konsumi i tepërt i alkolit, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, stresi gjatë ciklit menstrual, pamjaftueshmëria e eksitimit gjatë aktit seksual , menopauza (sepse vezoret prodhojnë më pak estrogjen) , janë vetëm një pjesë e shkaqeve që ndikojnë në këtë gjendje.
Shpesh këto probleme shfaqen për shkak të zgjerimit të kanalit vaginal për shkak të lindjes, por edhe për shkak të procesit të plakjes. Shfaqja e thatësisë dhe moskontrollit të urinës ka të bëj me menopauzën.
Revolucion në trajtimet gjinekologjike – i sigurt, i shpejt dhe i thjeshtë, pa ndërhyrje kirurgjikale. Në departamentin e gjinekologjisë tashmë është në dispozicion lazeri Er:YAG I cili vepron termikisht në indin e vaginës dhe stimulon rigjenerimin e kolagjenit dhe prodhimin e kolagjenit të ri përreth vaginës. Intervenimi me lazer është I sigurt dhe pa efekte anësore të cilat zakonisht shfaqen gjatë aplikimit të metodave të tjera për ta ngushtuar dhe forcuar kanalin vaginal.
Përgatitja
Para fillimit të trajtimit me lazer, pacientja duhet patjetër të ketë kryer kontroll gjinekologjik, bris, PAP test dhe ekzaminim kolonoskopik që vërtetojnë se gjithçka është në rregull. Gjinekologu juaj mund t’ju këshillojë që ta ndërprisni pirjen e duhanit dy javë para trajtimit me lazer, për shkak se nikotina ndikon në ngadalësimin e qarkullimit. Gjithashtu, duhet të konsumoni tepër ujë disa ditë para intervenimit.
Si kryhet procedura?
Kryerja e procedures është e ngjashme me kontrollin gjinekologjik. Gjinekologu, nëpërmjet vaginës aplikon lazerin i cili ka formën e sondës vaginale me ultratingull, duke i drejtuar rrezet e lazerit në mënyrë të barabartë në të gjithë zonën. Në rast se pacientja nuk ka stresinkontinencë, procedura zgjat rreth 30 minuta, në rast se ka, atëherë kohëzgjatja e intervenimit është një orë. Intervenimi bëhet pas përfundimit të ciklit menstrual, janë të nevojshme 2-3 cikle apo sesione me një interval kohor prej 15-30 ditësh. Gjashtë muaj pas përfundimit të trajtimit të fundit, mund të bëhet trajtim korrektues në rast se është e nevojshme.
Kundërindikimet
Kundërindikimet në lidhje me përtëritjen vaginale janë shtatzënia, infeksionet vaginale, mosfunksionimi dhe gjakderdhja e organeve të traktit gjenital, dëmtimi i mukozës si dhe karcinoma.
Avantazh është fakti që kjo procedurë kryhet pa shenjë, qepje dhe pa dëmtim të indeve të shëndetshme. Një anë tjetër pozitive e trajtimit me lazer është se nuk kërkon shërim postoperativ, dhe marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara dy javë pas përfundimit të intervenimit.
Rezultatet
Rezultatet pas kryerjes së intervenimit kanë të bëjnë me ngushtimin dhe forcimin e vaginës, rinovimin e mureve, përmirësimin e cilësisë së jetës seksuale. Pas intervenimit, pacientet mund ti kthehen menjëherë aktiviteteve të tyre të përditshme. Studimet kanë treguar se diametri i vaginës pas kryerjes së intervenimit është zvogëluar 17%.
Një studim britanik ka treguar se edhe pse një nga pesë gra vuajnë nga thatësia vaginale, një gjendje kjo e cila shkakton dhimbje gjatë aktit seksual, të pakëndshëm dhe ndonjëherë tepër të rëndë, 90% e këtyre grave kanë turp të kërkojnë ndihmë në lidhje me problemin e tyre.