Të qenurit prind, kërkon durim, dashuri dhe kohë. Prindërit duhet të dinë se për të ndryshuar çfarë do lloj gjëje, kërkohet kohë. Shpeshherë sjellja e fëmijës tuaj të vogël ju bën të ndiheni nervozë dhe pa ndihmë. Edhe pse janë të vegjël, fëmijët duan një dozë të pavarësisë, por nga ana tjetër kanë një nevojë të madhe për dashuri dhe vëmendje nga ana e prindërve të tyre. Periudha nga mosha 3-5 vjeçare, është periudha më aktive dhe më e lodhshme për prindërit. Pavarësisht se mundoheni për të dhënë më të mirën nga vetja përsa i përket kujdesit dhe edukimit të tyre, me siguri që do të gjeni të paktën një nga gabimet që keni bërë me apo pa vetëdije:
Shmangia nga rutina
Mos e ndryshoni shpesh qëndrimin tuaj rreth të njejtës gjë. Nëse e keni lejuar një herë fëmijën të kryej ndonjë veprim, herën tjetër ia ndaloni të njejtën gjë, në këtë mënyrë do ti bëni fëmijët konfuzë. Duhet të qëndroni në të njejtin vendim, pavarësisht nëse bëhet fjalë për edukimin, fjetjen apo ushqimin e fëmijës.
Fokusoheni vetëm tek anët negative
Prindërit kanë tendencë të fokusohen në atë që fëmijët e tyre nuk e duan ta bëjnë, për këtë arsye shpesh i qortojnë ata kur bëjnë gabime. Duhet ti vini në dukje edhe veprimet apo reagimet pozitive të fëmijës, duhet t’ia bëni të ditur fëmijës se ky është veprimi I duhur dhe se kështu duhet të veprohet gjithmonë dhe shpërblejeni atë për sjelljen apo veprimin e mirë. Për ata edhe fjala “bravo” ka një domethënie të madhe.
I ngarkoni me shumë aktivitete
Zakonish, prindërit I përfshijnë fëmijët e tyre në shumë aktivitete: sport, valëëzim, me muzikë apo me vegla muzikore, etj. Pas një dite të lodhshme, pyesin përse fëmija nuk mund të flejë pas gjithë këtyre aktiviteteve të përditshme. Kjo ndodh për shkak se të gjitha këto aktivitete, veçanërisht kalimi nga një aktivitet në një tjetër, për fëmijët është rraskapitëse. Prandaj, organizoni siç duhet kohën e fëmijës tuaj dhe mos i impononi atyre tepër detyrime derisa janë të vegjël.
Mos e nënvlerësoni kohën që kërkojnë fëmijët për të luajtur
Shumë prindër i regjistrojnë fëmijët në programe të zhvilluara për të pasuruar dijet e tyre dhe për tu zhvilluar më mirë. Por në fakt, në këtë periudhë, pjesa më e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës janë lojrat e lira. Lejojini fëmijët që të luajnë dhe të bëjnë atë gjë e cila i bën ata të lumtur.
Mos reagoni dhunshëm ndaj gënjeshtrave të tyre
Fëmijët gjatë zhvillimit të tyre kalojnë nëpër shumë periudha. Një nga këto periudha janë dhe gënjeshtrat. Këtë gjë duhet ta kuptoni si pjesë normale të zhvillimit, dhe mos reagoni dhunshëm kur dëgjoni se fëmija po flet gënjeshtra. Kjo ndodh si rezultat e zhvillimit të imagjinatës së tyre.