Në të gjitha qendrat onkologjike në mbarë botën, fillimi i trajtimit të sëmundjeve malinje pa marrjen e rezultatit nga aparati PET/CT është i pamundur. Rezultatet e PET/CT tregojnë lokalizimin e saktë të tumorit, përhpjen e tij, dhënien e trajtimit të duhur si dhe mundëson ndjekjen dhe vlerësimin e efekteve nga trajtimi i marrë. Me një fjalë, këto rezultate japin udhëzime të sakta përsa i përket ndjekjes së saktë dhe cilësore të trajtimit të sëmundjeve malinje. Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësinë nukleare në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se me praninë e aparatit PET/CT, pacientët me sëmundje malinje në Maqedoni dhe në rajon, kanë mundësi të trajtohen sipas standardeve botërore.
Në cilën fazë të kancerit përdoret aparati PET/CT?
PET/CT për diagnozë të hershme – Ky aparat bën të mundur identifikimin e shumë çrregullimeve në fazë fillestare. Tek imazhet e marra nbga aparati PET/CT mund të vërehen edhe ndryshimet me diametër më të vogël se 5 mm, pasi informacionet në lidhje me trupin e pacientit merren nga imazhe të sistemeve kompjuterike të avancuara. PET/CT duke përfituar nga rritja e lukozës në metabolizëm, gjë që është karakteristikë e qelizave kancerogjene, lehtëson gjetjen e diagnozës së shpejtë dhe të saktë, ndonjëherë edhe pa pasur nevojë që të merren mostra.
PET/CT gjatë metastazave – PET/CT luan një rol të rëndësishëm edhe në përcaktimin e përhapjes së sëmundjes edhe tek indet apo tek nyjet limfatike përreth, domethënë nëse ekzistojnë metastaza. Prandaj PET/CT është i dobishëm edhe për përcaktimin e përhapjes lokale të sëmundjes apo edhe më gjërë, për shembull nëse tumori i mushkërive është përhapur edhe në organe të tjera të brendshme, gjendrat mbiveshkore apo nyjet limfatike, domethënë ndohmën në përcaktimin e fazës së sëmundjes.
PET/CT pas trajtimit – Rezultatet e marra nga aparati PET/CT japin informacion edhe në lidhje me atë se si duhet të jepet trajtimi në mënyrën e duhur i sëmundjeve malinje si dhe të vlerësohen efektet. Me një fjalë, rezulatetet japin udhëzime të sakta për trajtimin efikas dhe cilësor të sëmundjeve malinje. Kur bëhet fjalë për të përcaktuar nëse sëmundja është eliminuar krejtësisht, PET/CT është metoda më e mirë për monitorimin e reagimit të trajtimit.
Shërbim i shpejtë dhe cilësor pa pasur nevojë që pacientët të udhëtojnë jashtë vendit
Qendra PET është një benefit jo vetëm për pacientët tanë por edhe për pacientët nga i gjithë rajoni, dhe është qendra kryesore në Maqedoni dhe më gjërë. Hapja e qendrës PET, është një lehtësim për pacientët me sëmundje malinje, të cilët për marrjen e këtij shërbimi duhej të udhëtonin jashtë vendit. Në “Acibadem Sistina” pacientët për një kohë shumë të shkurtër mund të rezervojnë kryerjen e regjistrimit me aparatin PET/CT, dhe për 24-48 orë mund të marrin raportin e plotë të këtij regjistrimi.