A keni frikë nga e premtja 13?

Frika ndaj të premtes 13

A i trembeni ditës së premte me datë 13? Nëse përgjigjia juaj është ‘po’ duhet të dini se nuk jeni vetëm. Ekspertët thonë se mbi 20 milionë njerëz në botë kanë frikë ndaj kësaj dite të ashtuquajtur ‘ditë pa fat’. Psikologët thonë se njerëzit përpiqen në çdo mënyrë që ta shmangin këtë ditë.

Njerëzit përdorin mënyra të ndryshme që t’a anashkalojnë ditën e premte me datë 13. Në këtë ditë ata nuk shkojnë në punë, nuk shpenzojnë para, nuk marin vendime të mëdha, nuk blejnë shtëpi, nuk lidhin kurorë, nuk hanë nëpër restorante, etj. nga e gjithë kjo, nëse asgjë tjetër,  rezulton në rënien e ekonomisë botërore në nivel ditorë. Statistikat e fundit të kryera në popullsinë amerikane thonë se kjo ditë kushton 800 – 900 000 000 dollarë.

Vetë numrin 13 njerëzit e shohin si një numër pa fat, dhe kjo është reflektuar në kulturat e shumë vendeve. Shumë hotele apo ndërtesa banimi nuk kanë katin e 13. Psikologët thonë se përballja me frikën ndaj të premtes me datë 13 tek disa njerëz është thelbësore në krahasim se si ata përballen me situata të përditshme stresuese.

Ndoshta këta persona janë pak më tepër të shqetësuar se mesatarja e njerëzve. Gjithashtu kjo gjendje mund të na e shpjegojë faktin se çfarë saktësisht bëjnë këta persona kur janë të shqetësuar. Mendohet se njerëzit të cilët janë të shqetësuar gjatë pritjes së ditës së premte me datë 13 apo numërit 13 mund të jenë të shqetësuar në lidhje me shumë gjëra të cilat i rrethojnë në jetën e përditshme. Mjekët thonë se këta persona do të përpiqen që t’i anashkalojnë të gjitha ato gjëra që ata mendojnë se i’u shkaktojnë shqetësim.

Nga ana tjetër, ka persona të cilët e shohin ditën e premte me datë 13 si një ditë dhe numër me fat. Gjithësesi, si do që të jetë, mundohuni që të jeni sa më pak supersticiozë dhe të besoni më shumë në vetvete.

Shpërndaj